KNSH përkrah dhe mbështet deputetet shqiptarë

September 9, 2011   | Politika

KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI

ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO

Nr. 92 / 2001

Ulqin, më 09.09. 2011

 

KUMTESË PËR OPINION

Reagim

 Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi e konsideron të papranueshëm, qëllimkeq dhe antishqiptar,  aprovimin njëzëri(pa përfaqësuesit shqiptar) të Ligjit Zgjedhor në Parlamentin e Malit të Zi, duke përfshirë edhe opozitën .  Konsiderojmë se ky moment është  hap mbrapa  sa i përket të drejtave dhe lirive të  shqiptarëve, si popull autokton  në trevat e veta stërgjyshënore në Malin e Zi.

Aprovimi i këtij Ligji zgjedhor, fatkeqësisht mohon të drejtat  e arritura të shqiptarëve si dhe përcaktimet  kushtetuese të Malit të Zi të cilat garantojnë përfaqësim autentik duke respektuar aksionin afirmativ në Parlament.

Për shqiptarët në Malin e Zi, mohimi i të drejtave të arriturave, gjegjësisht mandateve të garantuara në Parlament, sikur ishte deri më tani, paraqet njëkohsisht edhe tentativë që zëri i përfaqësuesve autentik shqiptarë të dëgjohet gjithnjë e më pak, me qëllim që në të ardhmen , shqiptarët të asimilohen gjithnjë e më shumë.

Kjo, për Këshillin Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi është e pa pranueshme dhe theksojmë se, synimet e tilla shqiptarët në Malin e Zi do t`i luftojnë me të gjitha mjetet demokratike.

 

Këshilli Nacional i Shqiptarëve, në tërsi i përkrah dhe mbështetë  deputetët shqiptarë të partive nacionale në Parlamentin e Malit të Zi, të cilët njëzëri e kundërshtuan këtë Ligj  Zgjedhor diskriminues për ne.  Në momentin e votimit, në shenjë proteste e lëshuan parlamentin. Prandaj i ftojmë që edhe në të ardhmen të veprojnë të bashkuar kur   cenohen të drejtat e shqiptarëve.

 

Këshilli Nacional i Shqiptarëve , kërkon nga  institucionet shtetërore të Malit të Zi, duke përfshirë edhe opozitën në tërsi, që sa më parë ta rishikojnë këtë Ligj.Të marrin për bazë kërkesat e përfaqësuesve legjitim të shqiptarëve, për të dëshmuar  se vërtetë janë për vlerat e demokracisë.  Kurë cenohen të drejtat e një populli, në   rastin  konkret të shqiptarëve në Malin e Zi, as integrimet Evropiane  nuk janë të vlefëshme.

2