U mbajt Forumi i punës me pjesëmarrjen e afaristëve nga Ulqini dhe Ukraina

September 15, 2011   | Shtypi / Mediji

Diskutohet për mundësitë e bashkëpunimit
Ulqin Biznes Asociacioni në bashkëpunim me Ambasadën e Ukrainës në Mal të Zi organizuan të martën në hotelin “Albatros” një forum pune në të cilin morën pjesë përfaqësues të biznesit nga Ulqini dhe Ukraina.
Në forum është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit dhe investimeve të përbashkëta në fusha të ndryshme të ekonomisë, si në turizëm, bujqësi, prodhimtari etj, njofton Kohapress.
Afaristët nga Ulqini dhe Ukraina kanë prezantuar projektet dhe planet e tyre investuese për të ardhmen dhe kanë diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit në këtë drejtim. Afaristët nga Ukraina kanë shprehur dëshirën dhe interesimin për të investuar në Mal të Zi e po ashtu edhe në Ulqin, duke potencuar se do të ishte i mirëseardhur bashkëpunimi në partneritet me afaristët nga komuna e Ulqinit. Ata kanë falënderuar organizatorin për mikpritjen dhe për organizimin e forumit në një nivel të tillë me pjesëmarrjen e afaristëve më të njohur nga komuna e Ulqinit si dhe kanë premtuar se do të vazhdojnë me bashkëpunime të tilla me qëllim të realizimit të projekteve konkrete në fusha të ndryshme ekonomike.

Kohapress

Ja pra edhe disa fotografi nga Ambasada e Ukrainës në Podgoricë me rastin e vizitës në Komunën e Ulqinit.