Fjalimi i Nazif Cungut me rastin e zgjdhjes per Kryetar te Komunes – Video

September 22, 2011   | Lajmet / Vijesti, Politika

Të nderuar keshilltare,te nderuar  qytetarë të Komunës së Ulqinit.

Sot ne komunen e Ulqinit ka ndodhur nje ndryshim i madh ne qeverisjen lokale.

Koalicioni i ri i Kuvendit Komunal më ka besuar mua udheheqjen e Komunës së Ulqinit duke shënuar një kthesë te madhe në jetën politike  të Komunës sonë.

Unë kam nder dhe kënaqësi  që të marr përsipër sot këtë përgjegjësi të lartë politike.

Nderi që më ashte dhan, më obligon  për të punuar në përmbushjen e  interesaave të qytetarëve të komunës dhe për të ndërtuar  së bashku me ju një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Unë do të angazhohem që të çoj përpara proceset progresive për zhvillimin e shoqërisë sonë, procese këto që do të sigurojnë stabilitet dhe zhvillim social, ekonomik dhe demokratik.

Gjithashtu, unë do ta qeveris Komunën e Ulqinit me anën e një ekipi profesional dhe me përvojë i cili do të punojë me integritet dhe përkushtim. Qeverisja e Ulqinit do të jetë vizionare  dhe do të ketë për qëllim që të sigurojë një ardhmëri sa më të mirë për mbarë qytetarët duke nisur një model të ri politik. Ky model politik do të mbështetet në ide largpamëse, përmbajtje cilësore të mbështetur në studime shkencore, strategji me plane veprimi, projekte konkrete të përpunuara mirë dhe me përvojava dhe arritjeve më të mira të Evropës Perëndimore.

Në punën time si kryetar i komunes, unë do të përpiqem të zgjidh ato çështje e shqetësime që më kanë shtyrë  të hyje në politikë e më kanë dhënë  besim e fuqi për të bërë luftën politike në këto 5 vite. Unë do të përpiqem që të përmirësojë  qeverisjen komunale duke depolitizuar e profesionalizuar administratën e duke rritur efikasitetin e administrimit të mjeteve materiale e burimeve njërëzore të komunës. Do ta përdor gjithë autoritetin e kryetarit të komunës për të rritur ingerencat e pushtetit lokal, për të përmirësuar menaxhimin e pronës publike, për t’u marrë me çështjen e kthimit të pronave, për të ndryshuar marrëdhënien e komunës sonë me Morsko dobron, për të modernizuar infrastrukturën, për të ngritur nivelin e shërbimeve publike, për të mirëmbajtur trashëgiminë tonë kombëtare,  për të pastruar ambjentin dhe për të bërë përgatitjet e duhura për sezonet e ardhshme turistike.

Situata e  rëndë ku gjendet Komuna jonë,ndermarrjet publike,ndermarrjet e privatizuara qe nuk funksionojne dhe në mënyrë të veçantë gjendja në buxhetin komunal më bën  shumë të vetëdijshëm për sfidat e mëdha që kemi përballë.

Unë zgjidhjen e kësaj situate e shoh padyshim në përmirësimin e qeverisjes komunale, në krijimin e kushteve të përshtatshme  infrastrukturore që do të ndihmojnë në konsolidimin e afaristave aktual privat , në terhekjen e investimeve të reja, ndertimin e hoteleve te ri,në permiresimin e turizmit te zhvilluar ne akomodimin privat, në forcimin e bujqësisë dhe blegtorisë në komunë si dhe në ndërtimin e industrisë së lehtë dhe zgjerimin e sektorit të shërbimeve.

Në javët në vijim unë bashkë me ekipin që do të formoi do të studioj në hollësi të dhënat e komunës sonë dhe do të nis hartimin e një analize të plotë të situatës. Kjo analizë do bëhet publike për mbarë qytetarët në mënyrë që qytetarët të jenë sa më të informuar për gjendjen aktuale ku ndodhet komuna. Pas analizës së situatës ekipi yne do te punoi ne pergaditjen e nje dokumenti te ri që do të evidentojë nevojat më emergjente. Në bazë të këtij dokumenti do të përpilojme edhe strategjinë e emergjencës e cila do të ketë për qëllim ndërmarrjen e masave sa më të shpejta dhe efikase për t’i ardhur në ndihmë sektorëve më të vështirë dhe për të mbyllur problemet më të vështira apo delikate.

                                                                                                                                                2.

Ne do te ndryshojmë mënyrën e qeverisjes se Komunës së Ulqinit duke përdorur dokumenta strategjikë transparente për qytetaret.

Forca politike që unë drejtoj, që në fillimet e saja është përpjekur që të fusë një frymë të re në politikën e Ulqinit duke ofruar platforma politike, me programe vizionare dhe me ekipe profesionale. Prandaj si kryetar i ri i Komunës së Ulqinit unë do të jem i hapur për bashkëpunim me të gjithë aktorët që i duan të mirën Komunës së Ulqinit duke eliminuar frymën e mllefeve e inateve personale si dhe përçarjen politike.

Do te jemi te hapur per bashkepunim me subjektet tjera lokale dhe shtetrore konform ligjeve dhe planeve zhvillimore te koordinuara komunale dhe shtetrore.

Gjatë qeverisjes do të mbaj një lidhje të ngushtë me qytetarët e thjeshtë ndërsa në administratë do të nxis meritokracinë, profesionalizmin dhe transparencën.

Ne mandatin tim qe ky Kuvend ma japi sot ky Koalicioni i ri i qeverisjes lokale i përbër nga FORCA e re Demokratike, këshilltarët e Anes se Malit, Partia social-demokrate dhe Lëvizjes qytetare – Perspektiva me 18 këshilltar, të përkrahur sot edhe me votat nga Këshillatari I PPDs,SNP-se dhe Partise NOVA,gjithsejt 21 këshilltar, do të jenë cdo herë partner të rrespektuar që do të punojn si një ekip sepse vetëm me angazhim të perbashkët mund të dilet nga kjo situatë e cila ka lënë pasoja të rënda.

Unë nga partnerët e koalicionit do të kërkojë që kuadrot e tyre të jenë të përkushtuar punës, kompetent dhe mbi te gjitha te vetedijshem që qellimet e përbashketa që kemi si bashkësi mund te realizohen nëse çdo kush punon punën e vete me profesionalizëm, duke respektuar ligjin.

Përfitoj nga ky rast për të theksuar veçanërisht rëndësinë e jashtëzakonshme që ka mbështetja juaj për të vënë në jetë këtë model të ri politik dhe për të rimëkëmbur komunën tonë.

Që në ditët e para të punës sime si kryetar unë do të jap shenjat e qarta të ndryshimit duke ndërtuar një sistem të ri të komunikimit me qytetarin e thjeshtë.

Të nderuar qytetarë,unë  ju ftoj  që të nisni të kontaktoni drejtpërdrejtë qeverisjen komunale të Ulqinit nëpërmjet letrave, emaileve e telefonatave të drejtuara në një adresë që do t’ju njoftojmë shumë shpejt. Ju ftoj të dërgoni mesazhe me kritika, ankesa, këshilla, rekomandime, sugjerime e propozime të ndryshme për çdo problem që ju shqetëson juve e që kanë të bëjnë me kompetencat e Komunës. Gjithashtu unë do të caktoi një ditë për takime personale me qytetarët si dhe do të formoi një forum të posaçëm permanent bashkëpunimi të komunës me shoqërinë civile dhe biznesin.

Prandaj ju ftoj  të gjithëve, pa dallime, që  të përfshiheni në mënyrë aktive në qeverisjen e ardhshme të Komunës së Ulqinit.

 

Faleminderit

Ulqin, 22.09.11


YouTube Preview Image

1