Jep betimin kryetari i ri i Ulqinit,Nazif Cungu – Video

September 28, 2011   | Lajmet / Vijesti, Politika

Nazif Cungu, kryetar i ri i Komunës së Ulqinit

Lideri i Frocës së re demokratike, Nazif Cungu, ka dhënë sot betimin solemn për kryetar të Komunës së Ulqinit.
Kryetari i ri i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu,solemnisht u betua se do t’i kryejnë detyrat dhe ushtrojnë pushtetin si kryetar i  Komunës së Ulqinit, me nder, me besnikëri, paanësisht , me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin, në mënyrë që të sigurohen kushte për jetë të qetë për të gjithë.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit lokal e cila është mbajtur në sallën e Qendrës për Kulturë Nazif Cungu dha betimin dhe fillon punën në krye të komunës së qytetit tonë.
Inaugurimit të Cungut për njeriun e parë të Ulqinit i parapriu paralajmërimi për vendosjen e bombës në ndërtesën e Komunës së Ulqinit, çgjë pas verifikimeve të duhura nga ana policisë , u vërtetua si e pavërtet .

Pas betimit solemn, mbledhjen e ka udhëhequr kryetari Nazif Cungu, i cili veç tjerash u ka përkujtuar këshilltarëve se nga sot kanë marrë një përgjegjësi ndaj qyteraëve. Ai është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me secilin, pa dallim se cilit subjekt politik i përkasin vetëm e vetëm që të ndihmohen qytetarët e komunës së Ulqinit, në fushat që janë në kompetencë të komunës.
Ai gjithashtu ceku edhe faktin rreth situatës shumë të rëndë në të cilën ndodhet komuna duke trashëguar borxhe shumë të mëdha.

Video nga minuti 21 për Nazif Cungun
http://a3.video3.blip.tv/0400010865331/Rtvvijesti-dnevnik280911708.flv

8