ANGAZHIMI POLITIK I NAZIF CUNGUT

October 3, 2011   | 

Kuvendi i Komunës së Ulqinit me 22 shtator me shumicë votash zgjodhi për kryetar të komunës z. Nazif Cungu, ekonomist I diplomuar, nga radhët e Forcës së Re Demokratike .
Diçka për Familjen Cungu
Nazifi eshtë një djalë i këtij qyteti të bukur,si e ka emrin Ulqin.
Babai Jaho Cungu dhe nana Sadete si amvise më rritën mua dhe 2 vëllaznit e mijë dhe motren time me vështirësit dhe rropatjesh të panumërta. Ata na falën gjithë dashurinë e tyre duke sakrifikuar gjithçka nga vetja. Edhe pse kohet ishin të vështira ata ja dolen të na sigurojnë një fëmijëri të ëmbël, plot me kujtime te lumtura. Sepse për ta, ne fëmijët e tyre ishim gjithmonë të parët.
Kush është Nazif Cungu?

Nazif Cungu ka lindur në Ulqin më 13 Maj 1958 ku edhe ka kryer shkollën fillore dhe gjimnazin. Studimet më pas i ka vazhduar për menaxhimin turistik në Fakultetin Ekonomik të Dubrovnikut ku u diplomua me rezultate të shkëlqyera në vitin 1980. Nga viti 1983 deri në vitin 1987 ka punuar në Kuvendin Komunal të Ulqinit në postin e sekretarit për ekonomi buxhet dhe financë. Prej vitit 1987 deri në vitin 1991 ka ushtruar funksionin e Drejtorit Komercial në Organizatën Turistike “Riviera e Ulqinit”.

Nga viti 1991 deri në vitin 1993 ka jetuar në Zvicër ku i është besuar përgjegjësia e drejtimit të shërbimit në Hotel – Restaurant “Alpenblick”. Nga viti 1993 deri në vitin 1997 ka drejtuar marketingun e kompanisë “Primus”. Në vitin 1997 ka themeluar kompaninë e tij me emrin “Cungu & Co” e cila punëson mbi 100 vetë në degët e saja që gjenden në Ulqin, Podgoricë, Tivar, Budva, Nikshiq, Bjellopolje, Kotorr dhe Hercegnovi. Z. Cungu ka shtrirë aktivitetin e tij me kompani të tjera edhe në Tiranë dhe Prishtinë.

Angazhimi Publik

Në vitet 1996 – 2002 ka qenë kryetar i Klubit të Këshilltarëve të Unionit Demokratik të Shqiptarëve – UDSH, ku dha dorëheqjen për shkak të mospajtimit me disa veprime dhe devijime partiake. Në vitet 2004-2005 ka ushtruar funksionin e Kryetarit në Këshillin Ekonomiko Social të Ulqinit.

Z. Cungu është një ndër themeluesit e partisë “Forca e Re Demokratike” dhe aktualisht është kryetari i kësaj partie.

Z Cungu është një aktivist i shquar i shoqërisë civile të Malit të Zi, ai është një ndër themeluesit e shoqatës së Ulqinit në Zvicër, shoqatës humanitare “Drita”, “Montenegro Biznis Aliances – MBA” dhe shoqatës së Ullishtarëve. Gjithashtu Z. Cungu është një ndër themeluesit dhe aktualisht kryetari i shoqatës prestigjoze “Ulqin Biznis Asociacionit- UBA”, shoqatë kjo me mbi 270 anëtëarë afaristë dhe që shquhet si një ndër organizatat më të konsoliduara të republikës së Malit të Zi.
Nazifi,Familja & Ulqini
Por sot kur unë dhe Gazmirja shohim qytetin ku jetojmë bashkë me 2 djemët Rezartin dhe Armirin vajzën tonë Artën, ashtu si shumëkush, nuk jam i kënaqur. Sepse ne të gjithë kërkojmë dhe po ashtu meritojmë më shumë nga ky qytet, nga kjo shtëpi e madhe e përbashkët.
Ulqini jonë dhe njerëzit e saj përballen me probleme reale dhe të përditshme, probleme të cilat nuk mund të zgjidhen as me gjuhë të egër, as me protesta të dhunshme dhe as me beteja politike, por vetëm me shumë punë, vizion krijues dhe duke u bashkuar të gjithë si qytetarë.
Sepse ky qytet ka nevojë për një ajër të ri, të freskët, të ndryshëm, të pastër dhe më të gëzueshëm. Një ajër të ri, ku njerëzija të jetë shumë më e pranishme. Një ajër të ri, që do ta bëjë qytetin e Ulqinit më mikpritës, më bujar dhe më të dashur për banorët e tij, fëmijët, prindërit, gjyshërit tanë!
Realiteti i sotëm është përherë e më rraskapitës për banorët e Ulqinit. Vendet e punës janë të pakta, bllokimet e trafikut të përhershme, ndotja e gjithëpranishme, parqet dhe lulishtet të pamjaftueshme, shkollat të mbingarkuara, taksat tepër të larta dhe korrupsioni mjaft i përhapur.
Betejat tuaja të përditshme në Ulqin do jenë të vetmet beteja për mua.
Unë nga partnerët e koalicionit do të kërkojë që kuadrot e tyre të jenë të përkushtuar punës, kompetent dhe mbi te gjitha te vetedijshem që qellimet e përbashketa që kemi si bashkësi mund te realizohen nëse çdo kush punon punën e vete me profesionalizëm, duke respektuar ligjin.
Përfitoj nga ky rast për të theksuar veçanërisht rëndësinë e jashtëzakonshme që ka mbështetja juaj për të vënë në jetë këtë model të ri politik dhe për të rimëkëmbur komunën tonë.
Që në ditët e para të punës sime si kryetar unë do të jap shenjat e qarta të ndryshimit duke ndërtuar një sistem të ri të komunikimit me qytetarin e thjeshtë.
Të nderuar qytetarë,unë ju ftoj që të nisni të kontaktoni drejtpërdrejtë qeverisjen komunale të Ulqinit nëpërmjet letrave, emaileve e telefonatave të drejtuara në një adresë që do t’ju njoftojmë shumë shpejt. Ju ftoj të dërgoni mesazhe me kritika, ankesa, këshilla, rekomandime, sugjerime e propozime të ndryshme për çdo problem që ju shqetëson juve e që kanë të bëjnë me kompetencat e Komunës. Gjithashtu unë do të caktoi një ditë për takime personale me qytetarët si dhe do të formoi një forum të posaçëm permanent bashkëpunimi të komunës me shoqërinë civile dhe biznesin.
Prandaj ju ftoj të gjithëve, pa dallime, që të përfshiheni në mënyrë aktive në qeverisjen e ardhshme të Komunës së Ulqinit.
Faleminderit

Unë sot i futem sfidës për ta kthyer qytetin tonë të Ulqinit në qytetin e mundësive. Mundësive për punësim dhe jetë më të mirë. Mundësive për rrugë, sheshe, parqe, kënde lojrash, ajër të pastër, trafik normal, arsim, kulturë dhe sport.
E di se çdo politikan mund të premtojë gjëra, shpesh të bukura por të pamundura, por ajo për të cilën ka nevojë ky qytet është një njeri që t’i futet punës dhe t’ja dalë asaj në krye.
Ulqini është qyteti me numrin dhe nivelin më të lartë të taksave dhe tarifave vendore. Jo vetëm numërohen mbi zdi sa lloje taksash dhe tarifash vendore, por niveli i tyre është rritur me disa herë gjatë dekadës së fundit. Nuk ka nevojë të jesh ekonomist për të kuptuar që me taksa kaq te larta më mirë t’i vesh çelsin derës dhe ta mbyllësh biznesin. Unë mendojë se Ulqini eshtë vendi I duhur për të bërë biznes.
Ne angazhohemi gjithashtu që nëpërmjet thjeshtëzimit të procedurave administrative dhe përdorimit të teknologjisë së informacionit, krijimit të parqeve industriale, përdorimit të formave të ndryshme të partneritetit publik-privat për zhvillimin ekonomik dhe masave të tjera do ti japim një implus të ri zhvillimit të biznesit të vogël, të mesëm dhe të madh duke rritur mundësitë e punësimit dhe reduktimin e papunësisë në komunën e Ulqinit.
Ne do të ndihmojmë kendo që do të sjellë biznesin e tij në qytet duke thjeshtësuar në maksimum burokracinë komunale.Komuna do të lehtësojë në maksimum lëvizjen e çdo biznesi që dëshiron të vijë në Ulqin nga Zyrihu apo Milano, nga Berlini apo Madridi,Dubai apo Londra, ne do t’i ndihmojmë. Ulqini do jetë qendra e biznesit dhe unë do bëj çdo gjë që të sjell punësim dhe investime në Ulqin.
Ulqini ka nevojë të investojmë në infrastrukturë, çka do të hapë fronte pune të menjëhershme dhe do të ndërtojë themelin e një rritje ekonomike afatgjatë.
Ulqini ka nevojë për më shumë parqe dhe lulishte, për rrugë dhe trotuare cilësore. Ne kemi nevojë për një plan për qytetin tonë dhe jo të vazhdojmë të hedhim beton dhe të ndërtojmë çka do. Ky plan do të ketë në vëmendje jo vetëm qendrën e qytetit por edhe lagjet tona, kudo ku jetojnë banorët e këtij qyteti. Ulqini duhet të përfundojë odisenë e mungesës së pafundme të planit rregullues, që gjithmonë është afër përfundimit por asnjëherë nuk përfundon, duke mbetur kështu i hapur ai bark që pjell të gjitha abuzimet, korrupsionin me lejet e ndërtimit dhe perspektivën e paqartë të vlerës së çdo ndërtimi në këtë komun. Kjo do të marrë fund njëherë e përgjithmon.
Unë e di se ka mes jush që pyesin se cfarë raporti do të ndërtoj unë nesër si kryetar I Ulqinit me qeverinë qëndrore në Podgoricë. Për të gjitha ata që pyesin, kjo është përgjigjia ime: Unë do të punoj me qeverinë qëndrore sa herë e lyp interesi më i mirë i Ulqinit, por nuk do të ngurroj kurrë të përballem me të nëse ky interes vihet në pikëpyetje. Qeveria qëndrore mund, duhet dhe do të bëjë shumë për Ulqin, dhe unë si kryetar do të punoj me të dhe do t’i jem mirënjohëse për çdo ndihmë.
Unë do të jem një kryetar i hapur për të dëgjuar nga ju.Do vejë në përdorim një telefon kujdestar dhe një Email ku çdo qytetar me problem të çfarëdollojshëm do mund të vijë dhe të flasë vetë me kryetarin e Komunës së Ulqinit,dhe unë do bëj gjithçka për të zgjidhur problemin tuaj. Sepse ne kemi nevojë për një kryetar që kujdeset për hallet dhe shpresat e njerëzve. Një kryetar që do t’i përkushtohet Ulqinit dhe qytetarëve të saj me mish e me shpirt. Një kryetar për të cilin të parët janë njerëzit dhe Ulqini
Unë dua të luftoj betejën e të ardhmes tonë: një të ardhme më të mirë për të gjithë ne. Për Ulqinin, qytetin që ne duam dhe që meriton më shumë.

Prandaj ju ftoj: bashkohuni me mua në këtë rrugë, ta lëmë pas konfliktin e akuzave politike, të zgjedhim të ardhmen mbi të shkuarën, të zgjedhim mundësinë shpresën dhe ëndrrat tuaja. Le ta shtrijmë vështrimin tonë drejt mundesive të reja dhe zgjidhjeve të mëdha, të bindur se së bashku do t’ja dalim.
Të çohemi dhe të fillojmë punën për qytetin e ëndrrave tona, të bashkohemi me një zë të vetëm dhe ta lëmë atë zë të dëgjohet fort e më fort nga besimi që ne kemi, se ne mund të ndërtojmë një Ulqin më të mirë,dhe do të mposhtim çdo sfidë dhe asgjë nuk do na ndalë në rrugën tonë.