8 Medalje te arta per K.K. “Champion”-Ulqin

October 4, 2011   | Sporti / Sport

Te dielen me 02 tetore ne Nikshiq u mbajt turneu “Kupa e Nikshiqit 2011” nen organizimin e klubit te karatese “Onogosht”.Ne kete turne moren pjese rreth 500 garues nga Mali I Zi,Serbija,Bosna dhe Hercegovina dhe Kroacia.
Klubi I karatese “Champion” mori pjese me 21 garues dhe u kthye me 8 medalje te arta,5 argjendi dhe 13 medalje bronzi.
Me medalje te arta ne ne disciplinen e luftrave individuale u kurorezaun :
Goran Kilibarda
Andrea Dragojevic
Ksenija Vujosheviq dhe
Adonis Markashi
Ndersa me medalje te bronzta poashtu ne lufra individuale u kurorezuan:Melita Shata dhe Rizo Resyloviq.
Ne luftra ekipore me medalje te arte u kurorezua ekipi I senioreve i perbere nga:Gjovan Shkrela,Rizo Resyloviq,Nexhad Cobiq dhe Sherif Asanoviq.Ndersa me medalje te bronzte ekipi I junioreve I perbere nga:Edin Vejsilloviq,Shaban Murati,Eldin Murati dhe Adonis Markashi.
Ne disciplinen e katave individuale me medalje te argjendta u kurorezuan :
Leona Markiq
Milica Bundallo

Kurse me medalje te bronzte Eliza Markiq,Melita Shata,Andrea Dragojeviq dhe Elvir Deljanin.
Ne kata ekipore te grupmoshes 2000/2001 me medalje argjendte u kurorezua ekipi I perbere nga:Aurora Caushi,Ksenija Vujosheviq dhe Andrea Dragojeviq.Derisa ekipi I grupmoshes 2003/2002 me medalje te bronzte u kurorezua ekipi i perbere nga:Milica Bundallo,Melita Shata dhe Leona Markiq.
Pervec ketij suksesi qe nxenesit e klubit te karatese “Champion”arriten ne kete turne,vlen te theksohet garuesi Adonis Markashi I cili u ndesh me disa garues ,nder te cilet edhe me shokun nga perfaqesuesja e Malit te Zi,ku doli fitues me rezultatin 4:2,gjithashtu me garuesin e perfaqesueses se Bosnes dhe Hercegovines me fitore 6:2.

Per Adonis Markashin duhet permendur se ai mori pjese ne kampionatin ballkanik I cili I mbajt ne Qipro gjate muajit shtator.Ai fitoi disa ndeshje rradhazi ku duhej te ishte ndeshur per vendin e trete por per shkak te lendimit nuk ishte e mundur te vazhdonte dhe keshtu u rendit I pesti me rralle ne disciplinen e kadeteve -52kg.
Drejtuesit e klubit te karatese “Champion” shprehen te kenaqur me suksesin ne kete gare,gjithashtu edhe me organizimin e stervitjeve brenda klubit Trainereve dhe ndihmes trainereve:Gjovan Shkrela dhe Nexhad Cobiq.
Kk “Champion” falenderon prinderit dhe sponsoret tek te cilet gjen gjithmone mbeshtetje.Si: kafe bar ‘Venus’ , plazhi “Majami” , autoservisi “Kodra” , restorant “Sahat Kulla” , “Primavera” , “Cungu& CO” , fastfood” AD” , ndermarrja “IDEA 1” ,”Ndermarrja Publike Komunale”,restorant “Antique” ,agjensioni “MCM”.

Karate klub Champion Ulqin