Mr.Jakup Murati kryeadministrator i ri i komunës së Ulqinit

October 12, 2011   | Lajmet / Vijesti, Politika

Në seancën e ditës së enjte, Kuvendi i Ulqinit, ndër të tjerë, do të shkarkojë kryeadministratorin aktual, Pjetër Lulgjuraj edhe në këtë post të rëndësishëm të qeverisjes vendore, është propozuar funksionari i Lartë i Forcës së Re Demokratike, Mr.Jakup Murati, shkruan KosovaLive.

Zëvendësimet, largimet dhe emërimet e reja në komunën e Ulqinit priten neser.Në mbledhjen e nesërme priten edhe shkarkime dhe emërime tjera të trupave dhe organeve udhëheqëse të komunës së Ulqinit.Zyrtarisht, sqarohet se konkretizimi i posteve të tyre do të bëhet gjatë javëve në vijim.

Shkarkimi i trupave punuese të Kuvendit

  1. Propozim Vendimi mbi shkarkimin e Këshillit për zgjedhje dhe emërime,
  2. Propozim Vendimi mbi shkarkimin e Komisionit zgjedhor komunal,
  3. Propozim Vendimi mbi shkarkimin e Këshillit për Statut dhe dispozita,
  4. Propozim Vendimi mbi shkarkimin e Këshillit për financa, ekonomi dhe zhvillim të Komunës,
  5. Propozim Vendimi mbi shkarkimin e Këshillit për bashkëpunim ndër – komunal dhe ndërkombëtar dhe bashkëpunim me diasporë,
  6. Propozim Vendimi mbi shkarkimin e Këshillit për veprimtari shoqërore, parashtresa dhe ankesa,
  7. Propozim Vendimi mbi shkarkimin e Këshillit për planifikimin dhe rregullimin e hapësirës dhe veprimtari komunale – banesore,

10.  Propozim Vendimi mbi shkarkimin e Këshillit për barazi gjinore,

11.  Propozim Vendimi mbi shkarkimin e Komisionit për mbrojtjen e midisit jetësor,

12.  Propozim Vendimi mbi shkarkimin e Komisionit për dhënien e propozimeve për emërtimin e lagjeve, rrugëve, shesheve dhe institucioneve,

13.  Propozim Vendimi mbi shkarkimin e Komisionit për përmirësimin e pozitës së personave me invaliditet dhe aftësi të kufizuar etj.

20