07.10.2011: Takim pune i Kryetarit të Komunës së Ulqinit me ndihmësin e ministrit për zhvillim të qëndrueshëm Nebojsha Popoviq

October 13, 2011   | Shoqëria / Društvo

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu me bashkëpunëtorë ka mbajtur sot një takim pune me anëtarët e ekipit për përcjelljen e privatizimit të cilin e ka udhëhequr ndihmësi i ministrit për zhvillim të qëndrueshëm të Malit të Zi, zotëri Nebojsha Popoviq.

Ndihmësi i ministrit Popoviq të gjithë të pranishmit i ka informuar të pranishmit me problemet e lokalitetit “Jadran” ku njëri prej problemeve kyç është zhvendosja e 13 familjeve që jetojnë aty, me qëllim që në atë lokalitet të krijohen kushtet për të filluar me ndërtimin e hotelit me 5 yje. Në vazhdim ai tha se kanë hasur në miratimin e atyre familjeve gjë që çështja e banesave të tyre do të zgjidhet përgjithmonë dhe se janë në fazën e kërkimit të lokalitetit adekuat, për të cilën gjë tashmë ka 2 parcela të përshtatshme potenciale.

Përfaqësuesi i ndërmarrjes publike “Të mirat detare” tha se ata e kanë marrë përsipër detyrimin për gjetjen e shtëpive të përshtatshme tipike për këto familje,

Kryetari Cungu ka theksuar se aksionet e përmendura e kanë përkrahjen e plotë të komunës dhe se është shumë e rëndësishme që lokalitetet e ofruara të mbështeten me dokumente të përshtatshme të planifikimit.

Në takim është diskutuar edhe për problemet që kanë dalë nga privatizimi i hoteleve  Mediteran dhe Galeb. Kryetari Cungu ka theksuar nevojën urgjente për krijimin e kushteve për fillimin e realizimit të këtyre investimeve dhe përshpejtimin maksimal të procedurave.

Për hotelin Grand Lido ka qenë konstatim i përbashkët se ndotja e kanalit Porto Milena është pengesë e madhe për realizimin e këtij investimi dhe se duhet të gjenden mjete për riparimin e dëmit që ky kanal shkakton.

Të pranishmit kanë folur edhe për temat të tjera lidhur me ujësjellësin regjional dhe problemet e të punësuarve të kompaninë Barkli Montenegro SHPK e cila qeverisë hotelin Otrant në Ulqin. Krijimi i kushteve për vazhdimin e tubave të ujit prej Ulqinit deri në Plazhin e madh është gjë me të cilën duhet të merremi në periudhën e ardhshme – ka theksuar Cungu.

Sa u përket problemeve në hotelin Otrant, pjesëmarrësit e takimit mendojnë se është më e rëndësishme që të krijohen kushte për vijimin e punës së hotelit.

Komuna e Ulqinit