Shasi i panjohur do të tërheqë më shumë turistë në qytetin e Ulqinit

October 13, 2011   | Turizmi / Turizam

Katedralja “Shën Maris” në Shas dhe  Muzeu arkeologjik, kopshti historik  legjendar,kalaja e Ulqinit,kisha ortodokse e Shen Nikolles,kisha në Shtoj,e gjithashtu dhe xhamijat e Ulqinit,dmth se këto janë disa nga objektet turistike më të vizituara në qytetin e Ulqinit.Por nganjëherë miqtë e qytetit do të donin të njihen dhe me vende jo dhe kaq të njohura, të ndiejnë ritmin dhe pulsin e qytetit, të afrohen deri te detajet e panjohura por po kështu po me kaq vlerë nga historia kulturore e Ulqinit.

Deri tani ishte pothuajse e pamundur të gjendet informatë për një shëtitje kaq të ndryshme nëpër qytetin e Ulqinit. Ky është shkaku që Qendra për sipërmarrje dhe një zhvillim drejtues të fillojë punë mbi projektin e quajtur “Ulqini i panjohur”,dhe ai të  financohet nga Komuna e Ulqinit me mjete nga buxheti.

Ky  do ishte punimi i një harte me vendet pak të njohura të Ulqinit dhe itinerari për arritje deri tek to. Harta do t’u shërbejë turistëve dhe miqve të Ulqinit.Të punohet si në variant prej letre, ashtu dhe në format virtual në internet. Qëllimi  është të sistematizojmë informacionin, ta bëjmë të lehtë dhe të pranueshme, kështu që turistët të mund të arrijnë deri te vendet, nga të cilat interesohen dhe të dinë se pikërisht çfarë presin të shikojnë aty. Projekti është i vogël, por ideja është që pas përfundimit të popullarizojmë akoma më tepër këto kureshtje. Duam që t’i motivojmë njerëzit, të cilët jetojnë në afërsi ose kanë një interes specifik, të kujdesen për vendet, t’i spastrojnë dhe rinojnë. Për këtë qëllim do të mundohemi të tërheqim dhe përkrahjen e biznesit.

Harta me vendet më interesante, dhe më pak të njohura me një vlerë arkitekturore, kulturore ose historike në Ulqin,mund  të përpunohet në fund të projektit, të shpërndahet nëpër vendet kyçe të qytetit si stacionet e autobusit, nëper hyrjet e plazheve, stacionet e taksistëve,nëpër shopinga ,etj.

Stafi I Lajmeve nga Ulqini munduan të arrijmë deri në një rreth gjithnjë e më të madh njerëzish me pyetjen – Cili është vendi juaj, i cili është pak i njohur dhe nuk është me famë? Ne mbështesim juve  tek aktiviteti i njerëzve dhe mundëm ta zgjojmë. Ne mundemi bashkë me juve të studiojmë keto  dokumente historike dhe fotografi të qytetit të Ulqinit.Mundemi të marim  informata dhe nga administratat vendase, nga komuna e Ulqinit, nga organizatat joqeveritare. Ulqinin bashkë do ta  ndihmojnë dhe mediat dhe interneti.

Një nga objektet e propozuara për hartën e re turistike të jetë Kalaja e Ulqinit,kurse një vend tjetër interesant, i cili akoma nuk është i hapur për turistët, është kisha e vjetër “Shën Marisë”në Shas. Rezultatet nga anketa kanë treguar se, shumë nga banuesit e qytetit do të donin t’u tregojnë të afërmve të vet nga jashtë këtë kureshtje historike dhe kulturore të qytetit të Ulqinit.

http://video.holidaycheck.de/data/reisevideos/hc/27/27530.mp4