Emision javor në gjuhën shqipe ”Mozaiku 60” reduktohet nga 40 në 25 minuta – Video

October 25, 2011   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

Sipas Skemës s re Programore RTV-së së Malit të Zi,Emision Javor në Gjuhën Shqipe ”Mozaiku 60” Reduktohet nga 40 në 25 minuta !!!!
Tkurrje në vend të zgjerimit

Emisioni shqip në TV-në e Malit të Zi, dikur “Kronika javore”, themeluar në vitin 1992, ishte emision mjaft i shikuar nga shqiptarët e Malit të Zi dhe zgjaste 30 minuta. Veprimtaria e kësaj redaksie zgjati deri në vitin 1998, që kontribuoi mjaft për afirmimin e vlerave tona.
Me kompletimin e redaksisë, po këtë vit, “Kronika javore” u shndërrua në “Mozaiku 60″. Ndërkaq, 4 vite më vonë, programi shqip zgjerohet edhe me lajmet ditore që zgjasin 15 minuta. Në redaksinë shqip, por edhe në Këshillin drejtues të RTV MZ ka ekzistuar një frymë dhe dëshirë që programi shqip të zgjerohet edhe me ndonjë program tjetër. Mirëpo, sipas skemës se re programore të TV-së së Malit të Zi emisionijavor në gjuhën shqipe “Mozaiku 60″ reduktohet nga 60 në 40 e tani në 25 minuta.

Shqiptarët në Mal të Zi  duhet t`i realizojnë të drejtat e tyre konform standardeve ndërkombëtare për informim në gjuhën amëtare, në këtë rast në informimin e pakicave në gjuhën e tyre.

YouTube Preview Image
6