Fitorja e parë e ekipit të Ulqinit

October 27, 2011   | Sporti / Sport

Ndeshja e djeshme e basketbollisteve të Ulqinit dhe ekipit të Zrinjskit e cila u luajt mbrëmë përfundoi me fitoren minimale të ulqinakëve 62-60.

Ekipi nga Mostari në sekondat e fundit të lojës pati mundësi të barazojë, madje edhe të triumfojë por nuk arriti të shënoj, andaj basketbollistet e Ulqinit shënuan fitoren e parë në këtë sezon. Lojtari më i mirë nga radhët e ekipit vendas ishte Avdi Begoviq me 16 pikë, kurse nga radhet e ekipit mysafirë Kuveliq i cili shënoi 15 pikë.

Ulqinakët pas dy ndeshjeve në ligën ballkanike kanë shënuar një fitore dhe një humbje dhe ndodhen në vendin e tretë në tabelen e klasifikimit të Grupit B.

TVCG

YouTube Preview Image