Ferhat Dinosha

November 6, 2011   | 

“Ligji i ri për organizim territorial ka nene që japin mundësinë që nëpërmjet referendumit konsultativ të vlerësojë dëshirën e qytetarëve për fitimin e komunës së plotë”, tha ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në qeverinë e Malit të Zi, Ferhat Dinosha.

Parlamenti i Malit të Zi para disa ditëve, me votat e shumicës hodhi poshtë amandamentin e partive shqiptare me anën e së cilës Malësia do fitonte statusin e komunës së plotë. Poashtu janë refuzuar edhe amendamentet e partive boshnjake, Partia Popullore Socialiste dhe Demokracisë Serbe të Re që kërkonin komunë të plotë për Petnjicën, Gucinë, Golubovcin (Zetën), Sutomore dhe Petrovcin.

Poashtu Dinosha ka shtuar se referendumi është konsultativ dhe fjalën e fundit për këtë e ka qeveria.
“Sigurisht ky është një referendum konsultatv dhe se fjalën e fundit mbi kapacitetin ekonomik të komunës ardhshme të Malësisë e ka qeveria”, i ka thënë agjencionit MINA ministri Dinosha.

Ai tha se referendumin për Tuzin do ta shpallte Kuvendi i Podgoricës, pjesë e së cilës është momentalisht Tuzi.

Dinosha gjithashtu ka thënë se kërkesat që Petnjica, Gucia, Grbal, Petrovci dhe Sutomore të fitojë statusin e komunës së plotë nuk mund të barazohen me atë për Tuzin.
MALESIA.ORG