Unioni Demokratik i Shqiptarëve – vizitë pune në Tiranë

November 8, 2011   | Kulturë / Kultura, Rajoni / Region

UNIONI DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE

DEMOKRATSKA UNIJA ALBANACA

THE DEMOCRATIC UNION OF ALBANIANS

 

 

ULQIN, më 8 nëntor 2011

 

Kumtesë për Opinion

Një delegacion i larte i Unionit Demokratik të Shqiptarëve ne përbërje Z Ferhat Dinosha, Gëzim Hajdinaga dhe Meto Zenka qëndruan për një vizitë pune në Tiranë . Fillimisht ata u takuan me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës z. Lulzim Basha . Duke i uruar detyrën e re , ne një takim te hapur dhe tejet vëllazërore u preken një sere çështjesh qe kane për qellim avancimin e marrëdhënieve te fqinjësisë se mire ndërmjet Malit te Zi dhe Shqipërisë si dhe realizimin e projekteve ne dobi te shqiptareve ne Mal te Zi . Ndërkaq, takimi i radhës ishte ai me Ministrin e arsimit z. Myqerem Tafaj . Me këtë rast u finalizua çështja e regjistrimit te studenteve shqiptarë nga Mali i Zi ne Universitetet e Shqipërisë . Ministri Dinosha i shprehu mirënjohje homologut Tafaj për angazhim ne përmbushje te kërkesave tona . Ata poashtu preken edhe çështjen e studimeve Master dhe te Doktoraturave ku Ministrit Dinosha poashtu iu premtua një numër i konsideruar i kuotave për studentet tanë . Edhe me këtë rast marrëdhëniet e mira ndërmjet Malit te Zi dhe Shqipërisë u vlerësuan si shembull për mbare Rajonin .

Shërbimi për informim i Unionit Demokratik të Shqiptareve

1