Kovaçevic – Cungut: S’ ka nevojë Forca të hyjë menjëherë në qeveri

November 9, 2011   | Lajmet / Vijesti, Politika

Partia Demokratike e Socialistëve /PDS/ nëpërmjet zëdhënësit të saj, Rajko Kovaçevic, ditën e mërkurë është përgjigjur se është e disponuar për bashkëpunim me partitë tjera dhe se aleancat nuk do të thotë të krijohen vetëm në nivelin shtetëror.

më shumëKosovaLive më shumë

Kreu i Forcës së Re Demokratike dhe kryetari aktual i komunës së Ulqinit Nazif Cungu I tha dje të përditshmes Vijesti se partia e tij është e gatshme që të futet në koalicionin qeverisës me PDS-në, partia më e madhe qeveritare,  në nivel shtetëror dhe konfirmoi se reth kësaj veç ka pasur negociata.

Zëdhënësi i PDS , Rajko Kovaçevic ka deklaruar se kësaj radhe pretendojnë më shumë pushtet dhe bashkëpunim në qeverisjen lokale në Ulqin.

Cungu  tha se negociatat me PDS-në në nivel shtetrorë do vazhdojnë deri në fund të muait”Kemi kërkuar vendin e ndihmësit pothuajse në të gjitha ministritë, e veçanërisht në ministritë e turizmit, bujqësisë dhe arsimit. Ne duam që të jemi në të gjitha segmentet e qeverisë dhe të mbështesim kërkesat tona“ – tha Cungu.

Partia Demokratike e Socialistëve, nëpërmjet zëdhënësit të saj, Rajko Kovaçevic, është përgjigjur se organet e PDS-së ende se kan shqyrtuar këte opcion.

YouTube Preview Image

 

42