Nju Jork, u bë përurimi i librit Diaspora dhe Vendlindja i autorit Xheladin Zeneli.11

November 9, 2011   | 

BEQIR SINA, New York

Autori ka nënvizuar se :”Libri “Diaspora dhe Vendlindja” vjen në kohën e përfundimit të periudhes 20 vjeçare të miratimit të pluralizmit politik në Mal te Zi .Fundi i vitee 80-ta dhe fillimi i viteve 90-ta të shekullit të kaluar ishin vitet e ngjarjeve te medha historike, per popujt e shtypur deri me atëherë në Evropë sepse shënoj rënien e komunizmit dhe agimin e lirise dhe demokracisë

BRONX – NEW YORK : Kësaj fundjave në njërin prej mjediseve të lokalit të njohur në Bronks – Nju Jork, “Giovani’s restaurant” pronë e bashkëatdhetarit tonë Gjergj Dedvukaj, u bë përurimi i librit me titull “DIASPORA DHE VENDLINDJA” i autorit Xheladin Zeneli. Zgjedhja e këtij vendi dhe ftesa që autori i bëri, miqve dhe kolegve të tij – ishte si një “borxh”, që autori u kishte për të kthyer këtij komuniteti, mbas atij përurimi që në gusht të këtij viti autori i bëri libit në vendlindjen e tij në Ulqin librit..

Në këtë përurim në New York, merrnin pjesë disa krerët nga organizata dhe shoqata, aktivist dhe veprimtarë të dalluar të komunitetit, biznesmen, avokat, intelektualë, student dhe njerëz nga jeta politike, kulturore, por edhe dashamirë të librit në komunitet, autor librash dhe gazetar nga televizionet dhe gazetat e komunitetit.

Në mesin e pjesmarrësve ishin edhe ish kongresisti republikan i New Yorkut, Joseph J. DioGuardi Presidentin e Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, lobit të parë në SHBA-ës dhe Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare e Çështjeve Ballkanike, studiuese, publiciste dhe shkrimtare amerikane. Ndodhej dhe verpimtari e njohur nga Detroiti, anëtari i bordit të Ligës Qytetare, zoti Marash Nuncullaj – si dhe intelektuali dhe analisti nga Malësia professor Nikoll Camaj.

Libri “DIASPORA DHE VENDLINDJA”, i cili doli nga shtypi në muajin gusht të këtij viti, dhe ka pasur përurimin e parë në vendlindjen e tij – është një përmbledhje e kujdesëshme që ka treguar autori, me artikuj, intervista dhe një dëshmi që ai ka bërë vetë në Kongresin Amerikan kur dha dorheqjen nga Kuvendi i Malit të Zi, lidhur me çështjen shqiptare në Mal të Zi. Andaj dhe kjo pjesë diasporës, në këtë libër, ka “hisen” e saj në disa kapitujt e këtij libri. Autori madje flet me krenari për atë çka Diaspora ka bërë për çështjen kombëtare, duke i kushtuar asaj një vend të veçantë, për rolin dhe kontributin disa vjeçar për çështjen kombëtare.

Libri “DIASPORA DHE VENDLINDJA”, nga ana teknike, ka rreth 250 faqe, dhe është i ndarë në pesë kapituj,. Libri ka rreth 30 artikuj të ilustruar në mes me një foto -album nxjerr nga arshiva e tij personale, duke përfshirë edhe shtojcën (appendix) në gjuhën angleze. Librin e botoi shtëpia botuese “Art Club” nga Ulqini, realizuar me kopertinë të fortë (Hard Cover), dhe çmimi i tij është për 20.00 dollar amerikan.

Ky libër sipas autorit është një përkushtim siç shpreht ai vetë qysh në fillim të librit “në nderim të prindërve të tij, babait të ndjerë Dul (Selimi) Zeneli(1932-1974) dhe nënës Aishe”.

Drejtuesi i këtij përurimi zoti Agim Aliçka, anëtarë i bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane theksoi se autori Xheladin Zeneli, është aktivist i shquar në mesin e mërgimtarëve tanë në SHBA por edhe të shqiptarët në Mal të Zi, mbasi ai do të mbahet mend si një ndër deputetet e parë shqiptar në parlamentin e Malit të Zi, që u largua nga ky parlament në shenjë pakënaqësie.

Zoti Aliçka, u foli të pranishmeve gjatë presantimit të mysafirve në pika të shkurta mbi biografinë e autorit , veprimtarinë e tij në komunitet dhe sidomos për lidhjet e tij me Ligën Qytetare Shqiptaro Amerikane, miqt tanë në kongres, tha Aliçka duke veçuar Tom Lantosh, Henry Hyde, Ben Gilman. Ai ka vlersuar në shumë këndëvështrime kapitujt e këtij libri ku shkruhet për punën e madhe të çifiti DioGuardi, presidentit vullnetar të Ligës Qytetare Joe DioGuardit dhe Këshilltares së Çështjeve Ballkanike zonjën Shirli Cloyes – DioGuardi .

Më tej zoti Aliçka nënvizojë se “Ky libër hedh dritë mbi disa nga aktivitetet në diasporë, që ndrlidhen me ngjarje të rëndësishme në vendlindjen tonë, sidomos, meqënse autori i përket asaj pjese shqiptare, ku ato ngjarje janë të fokusuara në Mal të Zi. Libri i Zenelit, tha ai është një shembull i mirë sesi lidhen gjërat të tilla mes Diasporës ku ai tani jeton dhe Vendlindjes, çka autori e ka zgjedhur edhe në titullin e tij, për të hedhur sado pak dritë mbi këtë lidhje historike, që i ka karakterizuar shqiptarët e Amerikës për vite të tëra. Libri i Xheladin Zenelit, “Diaspora dhe Vendlindja”, sipas drejtuesit të këtij përurimi zotit Agim Aliçkaj, është një testament për të treguar sesi të punohet, ndihmohet dhe jepet kontributi çështjes sonë kombëtare nga Diaspora, dhe në të ardhmen të përcjell tek brezat mesazhin e dashurisë dhe mallit për vendlindjen tonë”.

Zoti Aliçka ftoi të lexoin disa pjesë nga libri,“DIASPORA DHE VENDLINDJA” të autorit Xheladin Zeneli, publicistin Hasan Salaj dhe studenten Iliriana Zeneli( të lexojë pjesë nga shtojca (appendix) në gjuhën angleze).

Ky përurim u hap me një video-konferencë, ku autori i parathënijes Dr. Neil Dragu, redaktori i librit ,“DIASPORA DHE VENDLINDJA” të autorit Xheladin Zeneli, tregoi për angazhimin e pandërprerë të autorit, sidomos për aktivitetin e tij në SHBA, për çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët në Mal të Zi. ”
Botimi i librave të ndryshëm, tha në video-konferencë dr. Dragu, varësisht prej temave të cilat trajtojnë paraqet një moment të veçantë për autorin dhe mjedisin përkatës.

Por, kur autori është nga diaspora nuk ka dilemë së ai botim tek opinioni i gjerë merr vlera emocionale. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse diaspora shqiptare është ndërgjegja e kombit tonë. Gamës së gjerë të botimeve që trajtojnë shqiptarët në Mal të Zi i shtohet edhe libri Diaspora dhe vendlindja të autorit Xheladin Zeneli. Libri në fjalë është i karakterit publicistik dhe paraqet një përmbledhje të artikujve, intervistave dhe dëshmive që në fokus kanë pozitën dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi.”

Kryeredaktoi i këtij libri tha më tej se “Është për tu përshëndetur angazhimi dhe guximi i autorit i cili tash dy dekada jeton dhe punon në Nju Jork(SHBA) që trajton tema të tilla që ekskluzivitet kanë çështjen kombëtare shqiptare në ketë mjedis. Ndonse i larguar nga vendlindja autori me vemendje ka përcjellur ngjarjet duke analizuar dhe komentuar ata sipas qasjes personale.”

Veprimtari e njohur i komunitetit, anëtari i bordit të Ligës Qytetare, zoti Marash Nuncullaj i ardhur enkas në këtë përurim , mbasi ka përshëndetur autorin e librit , për këtë vepër siç e quajti ai, tha se “Shqiptarët megjithse kanë bërë shumë për çështjen kombëtare, nuk duhet të “flenë mbi dafina”, sepse, sipas tij puna jonë , kontributi dhe ndihmesa jonë për kombin tonë nuk kanë përfunduar”, tha mes të tjerave veprimtari i dallur nga Detroiti zoti Marsh Nuncullaj, duke shtuar se megjithatë ky libër është shumë i rëndësishëm për të pasyqruar gjendjen reale të shqiptarëve nën Mal të Zi, dhe se çfarë duhet bërë nga ne shqiptarët për të dalë nga kjo gjëendje”.

Më pasë përurimin e librit të autorit Xheladin Zeneli, “Diaspora dhe Vendlindja, shkurtimisht e përshëndeti edhe pronari i lokalit “Giovanis Restorant” zoti Gjergj Dedvukaj, veprimtar dhe anëtar i bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane.

Shirli Klojes – DioGuardi – Këshilltare e Çështjeve Ballkanike në Ligën Qytetare Shqiptaro – Amerikane, edhe ajo mbasi ka përshëndetur me këtë rast autorin këtij libri, ka theksuar se ” Liga Qytetare, nuk do të kishte egzistuar nëse nuk do të ishin këta anëtarët e Bordit, mbështetja dhe suporti i këtyre anëtarëve, prej themelimit të saj”. Në këtë kontekst, ajo përmendi disa përj anëtarve të kësaj organizate, të cilët janë dalluar në mbështetjen dhe përkrahjen e madhe 20 vjeçare që kanë treguar për LQSHA.”

“Ndërkohë, vijojë zonja Cloyes DioGuardi, me duhet të përgëzojë zotin Zeneli për botimin e këtij libri, i cili natyrishtë atij i ka marrë shumë energji dhe mund deri sa të plasojë të gjitha këto ngjarje të dokumentuara në mënyrë të sistemuar, sipas datave që ndodhën ato, duke vendosur në epiqender të tyre edhe punën kolasale që ka bërë gjatë këtyrë viteve Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, në përgjigje të asaj se çfarë është bërë dhe duhet bërë nga Diaspora në Amerikë, për shqiptarët në Mal të Zi”.

“Xheladini, u shpreh zonja Cloyes -DioGuardi, e ka përshkruar mjaft mirë brënda në libër atë “racismin e treguar të Podgoricës ndaj shqiptarëve, dhe represionin ndaj asaj pjesë të popullsisë së Malit të Zi, ku pesë përqind e tyre janë shqiptarët – Në fillim tha ajo qe lufta që iu bë nga sundimi komunistë 50 vjeçar dhë më pasë nga regjimi brutal i Millosheviqit – çka kjo ishte edhe asryeja që ish deputeti i parlamentit të Malit të Zi, në atë periudhë Xheladin Zeneli, do të tërhiqej në mënyrë demostrative nga ai kuvend për të ardhur në SHBA, t’i bashkëngjitet në disa aktivitet e veprimtari Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane”.

Mbas fjalës së Cloyes – DioGuardit, ish kongresisti republikan i New Yorkut, Joseph J. DioGuardi Presidentin e Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, lobit të parë në SHBA-ës bëri një përshkrim të gjatë veprimtaris dhe aktivitetit të LQSHA, duke folur për rolin dhe kontributin e madh të Ligës, dhe vendosur në fokus miqt e mëdhenjë në kongres të shqiptarëve, si kongresmenët Tom Lantosh, Henry Hyde, dhe Dana Rohrabacher.

I fundit ose “qershia mbi tortë” ishte vete autori i librit, zoti Xheladin Zeneli, i cili falenderoi të pranishmit dhe të gjithë ata që e ndihmuan në botimi e librit.
“Miq të nderuar, zonja dhe zoterinj, tha Zeneli, më lejoni që të përshëndes mysafirët special të kësaj mbrëmje përurimi, ish kongresistin amerikan dhe kryetarin e LQSH ,z. Xho DioGuardi si këshilltarën për çështje të Ballkanit, znj, Shirley Cloyes DioGuardi. Përshëndes z. Marash Nucullaj i cili erdhi enkas nga Detroidi që të marrin pjesë në këtë mbrëmje përurimi.Përshëndes, gjithashtu sekretarin e Lidhjes” Demokratike në Mal të Zi, z. Nikollë Camaj – Ju falenderoj të gjithëve ,përzemërsisht, për pjesëmarrjen tuaj.

Autori ka nënvizuar se :”Libri “Diaspora dhe Vendlindja” vjen në kohën e përfundimit të periudhes 20 vjeçare të miratimit të pluralizmit politik në Mal te Zi .Fundi i viteve 80-ta dhe fillimi i viteve 90-ta të shekullit të kaluar ishin vitet e ngjarjeve te medha historike, per popujt e shtypur deri me atëherë në Evropë sepse shënoj rënien e komunizmit dhe agimin e lirise dhe demokracisë.

Për shqiptarët në Ballkan keto ngjarje historike, kanë rëndesi të dyfishtë, th autori duke shtuar se se pari ,sepse keto ngjarje ndikuan ne perfundimin e sistemit diktatorial ne Shqiperi dhe se dyti me keto ngjarje,filloj shpartallimi apo dezintegrimi i dy shteteve me antishqiptare : Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë.

Sot pas dy dekadave, shqiptaret në përgjithësi ,gjinden në pozitë gjeo-politike më të favorshme si asnjëherë më parë. Shteti amë -Shqipëria është anëtare me të drejta të plota në NATO, organizatën më të fuqishme luftarake në botë, Kosova është shtet i pavarur, kurse aleati kryesor i shqiptarëve janë – Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Për autorin libri “Diaspora dhe Vendlindja” eshte liber i permbledhjeve te punimeve te mia te dhjetvjecarit te kaluar dhe te cilat shtjellojne tema te ndryshme qe preokupojne dhe kane preokopuar shqiptaret ne Mal te Zi ne keto dy dekadat e fundit ,kuptohet nga perspektiva dhe kendveshtrimi im,pra i nje pjesetari te diaspores por qe vazhdimisht i ka percjellur rrjedhat e ngjarjeve ne vendlindje.

Më në fund, tha autori i këtij libri zoti Xheladin Zeneli, deshiroj te falenderoj te gjitha ata te cilët ne nje menyre apo tjeter me perkrahen pa rezerve ne relizimin dhe botimin e ketij libri, dhe t’ju njoftoj se gjysma e të ardhurave nga shitja e librit, do të jepet donacion shkollës për fëmijë me aftësi të kufizuara në Anë të Malit.

Ndërkaq, në mbyllje të këtij evenimenti autori i librit ,“DIASPORA DHE VENDLINDJA”, shpërndau nga një kopje e librit me autografin e tij si dhe dha edhe një koktej rasti, shoqëruar me diskutime të lira në mesin e pjesmarrësve.