Flori, Elvana dhe Dj Andy, koncert në Kanada

November 13, 2011   | Lajmet / Vijesti

Tashmë ata janë të pandarë nga njëri-tjetri. Flori Mumajesi, Elvana Gjata dhe Dj Andy Gramm, po i shohim çdo ditë e më shumë bashkë në koncerte dhe kjo sepse suksesin e kanë gjithmonë të garantuar. Të tre bashkë do të shkojnë edhe në Kanada, ku do të mbajnë një koncert për të gjithë shqiptarët atje.

Sipas videos që kanë hedhur në profilet e tyre në Facebook, kjo është hera e parë për artistët që shkojnë në Kanada dhe të tre bashkë premtojnë show dhe spektakël për të gjithë shqiptarët e Torontos.

Të tre bashkë janë më të suksesshmit në fushat ku aderojnë, Elvana si këngëtare, Flori si kompozitor dhe këngëtar, ndërsa Andy si Dj dhe si krijues herë pas here.

Bluetooth

YouTube Preview Image