Argjinatura në Bunë do të përfundojë deri në fund të vitit

November 18, 2011   | Rajoni / Region

Argjinatura në lumin Buna do të jetë më kualitative dhe nuk do të shpërthejë nëse niveli i ujit në këtë lum do të jetë si në vitin e kaluar , ka vlerësuar ministri i bujqësisë dhe zhvillimit rural të Malit të Zi Tarzan Millosheviq.

Ai sot bisedoi me kolegun nga Shqipëria Fatmir Mediu për realizimin e masave urgjente në rregullimin e lumit Buna të Liqenit të Shkodrës.

Millosheviq theksoi se ka filluar rivitalizimi i argjinaturës në anën malazeze dhe theksoi se gjatë këtij viti do të përmirësohen 5 kilometra dhe se të njëjtën gjë e realizon edhe pala shqiptare.

Millosheviq theksoi se në vazhdim janë punimet në aksin Reç-Shën Nikolla dhe në rajonin e Sukobinës .

Ministri shqiptar Mediu theksoi se është nënshkruar memorandum për bashkëpunim, është grumbulluar ekspertiza e duhur dhe se investimet e ardhshme do të garantojnë sigurinë e banorëve.

Ai përkujtoi se janë bërë investime edhe në brigjet e Liqenit të Shkodrës duke u ndërtuar një kanal i cili do të normalizojë rrjedhën e lumit Buna duke penguar kështu përmbytjet. Sipas fjalëve të tij faza e dytë nënkupton thellimin e rrjedhës së lumit Buna .

TVCG
YouTube Preview Image