Rikthehet kontestimi i emrave të rrugëve dhe shesheve të Ulqinit

November 19, 2011   | Reportazh / Reportaža

Përseri, pas gati dhjetë vjetëve, qarqe dhe parti serbomalazeze kontestojnë emërtimet e rrugëve dhe shesheve të Ulqinit dhe qendrave të tij lokale, të pagëzuara nga koalicioni i dikurshëm “Shqiptarët bashkë”, duke pohuar se ato po bartkan emra armiqësorë,njofton KosovaLive.

Plotësim:

Gjyqi Kushtetues më 5 dhjetor 2003 e shpalli vendimin e Kuvendit Komunal të Ulqinit për emërimin e rrugëve jokushtutetues

Më 5 dhjetor 2003, kryetari i Këshillit Komunal për Emërtimin e Rrugëve z. Mehmet Bardhi, na kumtoi se më 3 dhjetor kanë marrë vendimin e Gjyqit Kushtetues me të cilin Gjyqi, Vendimin e Kuvendit Komunal të Ulqinit për emërtimin e rrugëve e shpalli si jokushtetues me arsyetim se sipas Kushtetutës, tabelat janë dashur të shkruhen më parë në gjuhën serbe e më tej në gjuhën shqipe, me çka – siç tha Bardhi – kumtohet qartë se gjuhët në Mal të Zi nuk janëtë barabarta.

Kjo, shtoi Bardhi, do të na japë një arsye të mirë për veprim të mëtejmë politik për të sqaruar çështjen e barabarësisë së gjuhëve në Mal të Zi.

Kjo deklarat u bë në vitin 2003 nga z.Mehmet Bardhi


Rruget Kryesore:

1. Rr. Detaret e Ulqinit (Rana)
2. Rr. Hafiz Ali Ulqinaku (Prej majes te pazarit deri ne Rane)
3. Rr. Ymer Prizreni (Mahalla Re)
4. Rr. Cafo Begu (Prej Ranes deri ne “Vraçar”)
5. Rr. Mujo Ulqinaku (Prej Kinos deri ne Galeb)
6. Bulevardi Gjergj Kastrioti Skenderbeu (Prej Majes te Pazarit deri ne Komune)
7. Rr. Vellezerit Frasheri (Prej Komunes deri ne magjistral ne hymje te Ulqinit)
8. Rr. Mehmet Gjyli (Totoshi)
9. Rr. e Kosoves (Pinjeshi)
10. Rr. Nena Tereze (Prej Komunes deri ke pumpa vjeter)
11. Rr. Teuta (Prej pumpes vjeter deri ne Portamilene)
12. Rr. Mehmet Beci (Mali i Bardhe)
13. Rr. 28 Nentori (Prej Pumpes Vjeter deri ke udhkryqi per Zogaj)
14. Rr. Shtojit
15. Rr. Dom Simon Filipaj
16. Rr. 28 Dhjetori
17. Rr. Rudaj
18. Sheshi ne Katerkolle
19. Rr. e Shkodres
20. Rr. e Kripores
21. Rr. Kadi Hysen Mujali
22. Rr. Dom Gjon Buzuku

Kryetari Mustafa premton zgjidhjen e problemit rreth emërtimit të rrugëve dhe shesheve në Ulqin

Nga Ulqini Online

Emërtimi i rrugëve dhe shesheve në Ulqin edhe sot e kësaj dite mbetet çështje e hapur. Gjykata kushtetuese malazeze, me kërkesën e një partie opozitare proserbe dy herë e ka rrëzuar vendimin e Parlamentit të Ulqinit rreth emërtimeve “shqip”, të miratuar nga Koalicioni “Shqiptarët bashkë” që në vitin 2005. Formalisht ato emërtime të rrugëve dhe shesheve figurojnë ende dhe përdoren vetëm nga subjektet politike shqiptare e shoqëria civile.

Kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Milazim Mustafa, tha se qeverisja e re do të respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se në rendin e ditës të parlamentit së shpejti të jetë vendimi i  ri për riemërimin e rrugëve dhe shesheve të qytetit.
– Përsa i përket procedurës, kjo nuk do të ndodhë deri në fund të këtij viti, por e sigurtë është që do të ndodh në fillim të vitit të ardhshëm. Do të presim që në procedurë të rregullt të marrim propozimet e bashkësive lokale. Pas kësaj do të përfshijmë vendimin e ri në rendin e ditës – tha Mustafa, i cili kryeson edhe komision për riemërimin, citon Dan.

Kohë më parë, avokati podgoricas, Zoran Piperoviq, i lindur në Ulqin, rreth kësaj teme ka propozuar  që ura e re mbi Port Milenë të pagëzohet Kralj Nikola Petroviq, gjë që ka shkaktuar reagime të ashpra të partive politike shqiptare dhe shoqërisë civile.

Emrat e shesheve dhe rrugëve ‘problematike’ janë: Bulevari “Vëllezërit Frashëri“, rruga “Mujo Ulqinaku“, rruga “Ymer Prizeni“, Rruga e Kosovës, rruga “28 Nëntori“, rruga “Hafiz Ali Ulqinaku“, bulevari “Gjergj Kastrioti Skenderbeu“, rruga “Mehmet Gjyli“,  rruga “Detaret e Ulqinit“, rruga “Nëna Terezë“.

 /Ulqini Online/
YouTube Preview Image

4