Festa e geshtenjave – Kraje 2011 – Video

November 20, 2011   | Rajoni / Region

Ky manifestim i pestë me radhë që po organizohet këtu në mbarimë të nëntorit, kur edhe përfundon vjelja, mbledhja e frytit të gështenjës. Manifestimin e sivjemë në Krajë e organizuan Bashkësia lokale Ostros, Shoqata e Bujqve dhe Blegtorëve të Krajës, dhe komuna e Tivarit, e cila ishte edhe donatori kryesor. Për dallim prej dy vjetëve të mëparshme, mënyrën e organizimit të manifestimit të sivjemë e karakterizoi një frymë krejt tjetër, e organizuar  vetë nga  vendasit,ku  ështe krejt autoktone si nga përmbajtja ashtu edhe nga forma.

Festa tradicionale e gështenjave në Krajë, Komuna e Tivarit, në breg të liqenit të Shkodrës, që mbahet ditën e diel më 20 nëntor 2011 ka ngjallë interesim të jashtëzakonshëm të banorëve të Ulqinit, Shkodrës, Tivarit, Podgoricës, Malësisë së Madhe dhe të Tiranës e Prishtinës.

Programi i manifestimit “Festa e geshtanjave Kraje 2011”.
11:00-Hapja solemne. Fjala e rastit e Kryetarit te Komunes se Tivarit z.Zharko Paviqeviq, Kryetarit te keshillit BV Ostros z. Emro Durakoviq etj. Program kulturo-artistik.

13:00-Vizite eksploruesve te prodhimeve bujqesore dhe shijimi i geshtenjave te pjekura, te ziera, pemeve te ndryshme dhe specialiteteve nga Kraja.

14:00-Sofra Kranjane:Prezantim i ushqimit ekologjik vendas, peshkut nga liqeni dhe vere nga Crmnica.

15:00-Hapja e ekspozites se fotografive e organizuar nga Parku Nacional “Liqeni i Shkodres”

16:00-Mbyllja e manifestimit.

Merita për organizimin e manifestimit të sivjemë kryekëput i takon Këshillit të Bashkësisë vendore të Ostrosit

YouTube Preview Image