Mali i Brisë, fshati ku largohen familjet malësore dhe vendosen familjet malazeze

November 21, 2011   | Ngjarjet - Events

Mali i Brisë, bazuar në dokumentet arkivore të Cetinës, në kohën e sundimit turk ka qenë i banuar  me malësorë nga Kelmendi, Shkreli e Kastrati, të cilët këtë lokalitet e shfrytëzonin gjatë stinës së dimrit, sepse konsiderohej si vend i përshtashëm për kullosa të mira. Supozohej se në këtë territor, përveç atyre që vinin në dimër, kishte të vendosura rreth 70 familje malësorësh të përhershme.

Malësoret këtë territor, pronësia e të cilit ishte e padefinuar, e shfrytëzonin edhe për pyje, për prodhimin e qymyrit dhe të gëlqerës. Disa nga ta, edhe pse në përfundimin e dimrit ktheheshin në bjeshkët prej nga kishin ardhur, pas disa kohe filluan të vendosen si banorë tëpërhershëm, duke rrethuar disa qindra rrallë tokë. Ky veprimi malësorëve nuk pengohej nga pushteti turk.

 

Pas marrjes së këtij territori nga Mali i Zi malësorëve nuk u është njohur kjo e drejtë. Secili që ka pretenduar këtë është dashur të posedojë tapinë ligjore për tokën në të cilën ka jetuar. Për këtë qëllim në vitin 1883 është ngritu një komision sipas së cilit vetëm një malësor ka pasur tapinë e tokës.Këtë rrethanë Mali i Zi e ka shfrytëzuar dhe në vitin 1884 e shpall Malin e Zi pronë të shtetit.

Me këtë vendim të qeverisë malazeze malësorëve u ndalohet shfrytëzimi i mëtejshëm i tokës, kullotave dhe pyjeve pa pagesë në këtë territor. Të njëjtin vit qeveria malazeze urdhëron që çdo malësor që ka qenë banor i përhershëm dhe dëshiron të shfrytëzojë pronën shtetrore si kullosë duhet të paguajë 400 napolona në vit.

Shpallja e Malit të Brisë pronë shtetërore nga princi dhe qeveria malazeze u bë me qellim të konfiskimit përfundimtar të kësaj toke, largimit (zhvendoshes) të malësorëve dhe kolonizimit me malazezë. Këtyre synimeve ogurzeza dhe qëllimkëqija të princit dhe të qeverisë malazeze malësoret u rezistuan deri në vitin 1891, kur edhe largohen me luftë nga ky lokalitet.

Pjesë nga libri “SHQIPET E MALEVE”, të autorit Gjekë Gjonaj./Ulqini-Online/

Video Akivi nga Emisioni Mozaiku nga Mali i Brisë
YouTube Preview Image

5