Mehmet Zenka në vend të Ferhat Dinoshës

November 26, 2011   | Politika, Shtypi / Mediji

Nga Hatixhe Nelaj

Në Mbledhjen e Këshillit drejtues të Unionit Demokratik të Shqiptarëve sot për ushtrues detyre të kryetarit të UDSHsë-deri në kuvendin zgjedhor i cili parashikohet të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm , një zëri u zgjodh Mehmet Zenka.Z.Zenka deri tani ka mbuluar postin e nënkryetarit të partisë në fjalë dhe është deputet në Parlamentin Republikan.

„Për shkak të angazhimit tim në diplomaci sot kam dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Unionit Demokratik të Shqiptarëve“,deklaroi  pas përfundimit të mbledhjes Ferhat Dinosha ,lideri i deri tashëm i UDSH-së.Përndryshe Z. Dinosha në krye të kësaj parti ishte dy mandate,timonin të drejtoi me parti e muarr  në qershor të  vitit 2004.Për z.Zenkën votuan anëtarët e të gjithë degave të Unionit një zëri,dega e Plavës,Malësisë,Rozhajës dhe Ulqinit.

25