Urime 28 Nëntori – Dita e Flamurit nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve

November 28, 2011   | Ngjarjet - Events

UNIONI DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE

DEMOKRATSKA UNIJA ALBANACA

THE DEMOCRATIC UNION OF ALBANIANS

Ulqin, më 28 nëntor 2011

 

Unioni Demokratik i Shqiptarëve iu uron festën e madhe gjithëkombëtare ,,Ditën e Flamurit” të gjithë shqiptareve kudo që janë.

Ne shqiptarët na bashkon gjithçka dhe nuk na ndan asgjë. Na bashkon gjaku, gjuha, flamuri dhe identiteti i njëjtë; na bashkon historia dhe vlerat kombëtare.

UDSH uron që festa tjetër e Flamurit të na gjejë me  implementim të plotë të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, ashtu si parashohin standardet evropiane për pakicat nacionale në demokracitë shumnacionale të Evropës.

Zoti e bekoftë  Flamurin dhe shqiptaret kudo që janë !

 

 Shërbimi informativ të UDSH-së

YouTube Preview Image