Ndahet nga jeta Leka Zogu

November 30, 2011   | Ngjarjet - Events

Shuhet Leka Zogu. Pretendenti i fronit mbretëror ndërroi jetë sot në moshën 72-vjeçare në spital ku qëndroi i shtruar prej disa ditësh në reanimacionin e Neurokirurgjisë, në Spitalin Nr. 5 në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë pasi pësoi një fibrilacion arterial, formë e aritmisë.

Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili pasi doli nga ambientet e neurokirurgjisë, ku ka takuar edhe doktorët që kanë ndjekur gjendjen e të ndjerit Leka Zogu, konfirmoi se shkaku i vdekjes së pretendentetit për fronin mbretëror është arresti kardiak qe ka ndodhur qe ne 25 nentor.

Duke dhënë detaje mbi vdekjen e Leka Zogut, ministri Vasili sqaroi se gjendja e pretendentit për fronin mbretëror ka qenë e rënduar, por është ndjekur në mënyrë të përkushtuar nga mjekët. Vasili konfirmoi njëkohësisht se në kohën që Leka Zogu ka qenë i shtruar në spital është mbajtur me frymëmarrje artificiale, ndërkohë që mëngjesin e sotëm mbylli sytë. Vasili tha se pak minuta më parë është certifikuar edhe vdekja e Leka Zogut.

Prej kohësh, për shkak të shëndetit të përkeqësuar, favorizuar dhe nga anoreksia, Leka Zogu  ishte tërhequr thuajse plotësisht nga jeta aktive politike dhe shoqërore. Në vend të tij funksionet publike kryhen nga i biri, Princ Leka dhe drejtuesit e Partisë së Legalitetit, të cilët janë pro monarkisë. Vitet e fundit 72-vjeçari lëvizte vetëm me anën e një karroce me rrota, si pasojë dhe të një dëmtimi në këmbë dhe gjendjes së përgjithshme të përkeqësuar shëndetësore të tij.

Kush ishte Leka Zogu

Leka Zogu u lind me 5 Prill 1939 ne pallatin mbreteror ne Tirane. Ai ishte djali i vetem i mbretit Ahmet Zog  dhe mbretereshesh Geraldine. Princi jetoi vetem dy dite ne Shqipëri. Familja mbreterore per shkak te pushtimit te shqiperise nga italia fashiste, u detyrua te largohej.

Femijerine do ta kalonte ne disa vende europiane deri ne momentin kur familja mbretetore u vendos ne Egjipt, me pas ne Spanje dhe Afriken e Jugut. Fillimisht ai do ta niste edukimin ne nje shkolle angleze, me pas ne Egjipt per te vijuar ne Zvicer.

Studimet e larta do t’i ndiqte ne degen e ekonomise ne universitetin e Sorbones ne France. Duke ndjekur traditen e familjeve mbreterore Leka Zogu do te ndiqte edhe Akadamene Ushtarake Mbreterore ne Angli Sundhurst. Me 5 Prill 1957 ne hotelin Bristol ai do te kurorezohej mbret nga Asambleja Kombetare ne mergim.

Ndersa ne vitin 1975 Leka u martua me shtetasen australiane Susan Cullen Eard. Per shume vite pretendenti fronit mbreteror jeton ne Afriken e Jugut. Menjehere pas renies se komunizmit ne Shqiperi Leka Zogu do te prononcohej per median e kohes, duke tentuar per te realizuar ambicjen e tij per t’u bere mbret i shqiptareve.
Ne vitin 1993 per here te pare ai do te mberrinte ne Shqiperi me nje pasaporte te leshuar nga oborri mbreteror, ku si profesion ne kete pasaporte ishte shenuar “Mbret”, por autoritetet e asaj kohe i kerkuan te largohej. Bashke me zgjedhjet e parakohshme ne qershor te vitit 1997 u mbajt edhe referendumi per formen e regjimit ne Shqiperi, por dy te tretat e votuesve u shprehen kunder rikthimit te monarkise dhe pro republikes.

Princi Leka kishte pretendime per rezultatin dhe ai u perfshi ne nje perplasje te armatosur te mbeshtetesve te tij me policine, qe kishte ne mbrojtje seline e Komisionit te Zgjedhjeve ne Pallatin e Kongreseve. Leka Zogu do te largohej nga Shqiperia per ne Afriken e Jugut, nderkohe qe nje gjykate ne Tirane do ta denonte ne mungese me tre vjet per perfshirjen ne protesten e armatosur, ku mbeti i vdekur nje prej mbeshtetesve te tij.

Rikthimi i familjes mbreterore ne Shqiperi do te perseritej ne vitin 2005 nderkohe qe ne vitin 2006 ai do te deklaronte heqjen dore nga aktivitetet politike. Pasuesi i tij si pretendet per fronin mbreteror eshte tashme princi Leka.

Ngushëllime nga Kosova

Vdekja e pretendentit për fronin mbretëror të Shqipërisë, Leka Zogut ka bërë që drejtues të institucioneve të Kosovës dhe të subjekteve politike të ngushëllojnë familjen Zogu dhe të gjithë shqiptarët.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një telegram ngushëllimi dërguar familjes së Leka Zogut e vlereson si figurë e rëndësishme, që përballoi shumë vështirësi në jetën e tij, te cilat lanë gjurmë në kujtesën e popullit shqiptar.

Lidhja Demokratike e Kosovës, në letrën e saj, shpreh ngushëllime për të gjithë drejtuesit e shtetit në Shqipëri dhe për të gjithë shqiptarët. LDK vlereson ne kete leter qe mbane firmen e kryetarit, Isa Mustafa, se Familja Mbretërore Shqiptare është një nga simbolet e mëdha kombëtare dhe si e tillë duhet të ruhet gjithmonë. Ndërsa, në letrën ngushëlluese të partisë së zëvëndëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacollit, Aleancës Kosova e Re, thuhet se, AKR “vlerëson kontributin e familjes mbretërore në konsolidimin dhe zhvillimin e shtetit shqiptar, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të të birit të tij në të mirë të kombit”.

Në shenjë respekti, qeveria u ngrit e tëra në këmbë, për mbretin.Por ajo që ra më shumë në sy nuk ishte ky homazh i pazakontë i qeverisë së Republikës së Shqipërisë për Leka Zogun, sesa një fjali e kryeministrit në lidhje me referendumin për monarkinë.

Topi: Zogu i I rol për shembjen e komunizmit

Presidenti Bamir Topi u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të pretendentit të fronit mbretëror, Leka Zogu I.

Nëpërmjet një mesazhi të publikuar në faqen e presidencës, kreu i shtetit shprehet se “në këto momente të trishtueshme dhe të vështira për ju, më lejoni që në emër të shtetit shqiptar dhe timin personal, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”.

Në mesazhin e tj, Topi thekson se “Leka Zogu I pati një jetë të vështirë, por pavarësisht nga fatet e jetës, ai nuk reshti në asnjë çast duke punuar me përkushtim e dashuri në mbrojtjen dhe promovimin e çështjes shqiptare. Në kujtesën tonë kombëtare kanë mbetur të gjalla përpjekjet dhe roli i tij aktiv për rrëzimin e sistemit komunist, dhe, gjatë tranzicionit, për lartësimin e vlerave kombëtare dhe nxitjen e proceseve integruese të Shqipërisë”.

“Ndarja nga jeta është një humbje e madhe për ju, për të afërmit, për të gjithë ata që e njohën nga afër dhe për bashkatdhetarët”,përfundon mesazhi i ngushëllimit për familjen mbretërore nga Presidenti Topi.

Berisha: Humbje e madhe për kombin, për vendin

Kryeministri Berisha nuk hezitoi që në mbledhjen e qeverisë ta cilësojë Leka Zogun “Mbret të shqiptarëve”.

“Sot në mëngjes ndërroi jetë Mbreti i Shqiptarëve, humbje e madhe për kombin, për vendin”, u shpreh Berisha.

Në shenjë respekti, qeveria u ngrit e tëra në këmbë, për mbretin.Por ajo që ra më shumë në sy nuk ishte ky homazh i pazakontë i qeverisë së Republikës së Shqipërisë për Leka Zogun, sesa një fjali e kryeministrit në lidhje me referendumin për monarkinë.

“Dua të theksoj këtu se edhe referendumi u bë në
Në atë referendum mbizotëroi parimi stalinist: ju votoni, se numërimin e votave e bëjmë ne, por nga Vermoshi në Konispol shqiptarët votuan masivisht për mbretin e tyre flakët e rebelimit komunist dhe nuk mund të konsiderohet si cështje e mbyllur, sepse në atë referendum mbizotëroi parimi stalinist: ju votoni, se numërimin e votave e bëjmë ne, por nga veriu në Konispol shqiptarët votuan masivisht për mbretin e tyre”, u shpreh Berisha.

Qëndrim i ri politik apo frazë e thënë atypëraty nga dhimbja, kjo mbetet për t’u parë. Në cdo rast qeveria shpalli të shtunën ditë zie kombëtare. Kurse ceremonia mortore do të organizohet nga një komision i kryesuar nga zëvendëskryeministri, ministri i Jashtëm dhe ministri i Kulturës.

Institucionet kosovare ngushllojnë familjen e Leka Zogut

Me rastin e vdekjes së Pretendentit për Fronin Mbretëror shqiptar, Leka Zogu I, elita politike e Kosovës ka nisur letrat ngushëlluese drejt Familjes Mbretërore Shqiptare.

Presidentja e Kosovës, në telegramin e saj të ngushëllimit, ka thënë se “qytetarët e Kosovës e ruajnë kujtimin për Mbretin e Shqiptarëve N.M.T. Leka I Zogu, i cili gjithmonë dhe në çdo rast ishte me Kosovën”.

“Ngushëllimet më të thella për Ju familjen Mbretërore Shqiptare dhe për mbarë kombin shqiptar”.

“Leka Zogu i Parë ishte një figurë e rëndësishme, që përballoi shumë vështirësi në jetën e tij, që lanë gjurmë në kujtesën e popullit shqiptar. Populli i Kosovës do ta përkujtojë Leka Zogun e Parë, që gjithherë bashkëjetoi me sakrificën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”, thuhet në letrën e ngushëllimit të kryeministrisë.

LDK vlerëson se “Familja Mbretnore Shqiptare është një nga simbolet e mëdha kombëtare dhe si e tillë duhet të ruhet gjithmonë”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës gjithmonë do ta vlerësojë Familjen Mbretnore si një vlerë të paçmuar e të pazëvendësueshme kombëtare”, thuhet në letrën e ngushëllimit të LDK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se AAK dhe populli i Kosovës do ta kujtojnë përherë me respekt kontributin e çmuar të NMT Leka Zogu I, në favor të përpjekjeve të popullit të Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Jeta dhe kontributi madh i NMT Leka Zogu I do të jenë përjetësisht të gdhendura në kujtesën e kombit tonë, si në Kosovë, ashtu edhe në mbarë hapësirën tonë etnike”.

Ngushëllime për vdekjen e Leka Zogut I, ka shprehur edhe AKR.

“Aleanca Kosova e Re ngushëllon familjen mbretërore dhe në veçanti, Princin Leka Zogu II, për këtë humbje”.

Ahmeti: NTM Leka Zogu I ka punuar me përkushtim për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët

Me rastin e ndarjes nga jeta të NTM Leka Zogu I trashëgimtar i Mbretit Zog, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, në emrin e tij personal dhe në emrin e të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të BDI-së, u ka shprehur familjarëve të tij ngushëllimet më të sinqerta.

“Lajmin për ndarjen nga jeta të pretendentit të fronit mbretëror, NTM Leka Zogu I, e pranova me shumë dhimbje dhe hidhërim. NTM Leka Zogu I ka punuar me përkushtim për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë, andaj unë dhë të gjithë bashkëpunëtorët e mi ndajmë dhimbjen me familjen tuaj të nderuar dhe jemi pranë jush në këto çaste të vështira.

NTM Lega Zogu do të kujtohet si figurë e rëndësishme në historinë kombëtare nga të gjithë shqiptarët në veçanti për përkushtimin e tij për mbrojtjen dhe promovimin e çështjes shqiptare në rajon. Ndarja nga jeta e NTM Leka Zogu I është një humbje e madhe për familjën dhe për të gjithë shqiptarët, por unë shpreh bindjen që Oborri Mbretëror Shqiptar dhe trashëgimtari NTM Leka II do të vazhdojnë angazhimin e tij të parreshturë në promovimin e vlerave kombëtare me përkushtim edhe më të madh”, thuhet në telegram ngushëllimin e liderit të BDI-së Ali Ahmeti.

Kryetari i PDSH-së Thaçi, ngushëllon familjen mbretërore

Me rastin e vdekjes së Pretendentit për Fronin Mbretëror shqiptar Leka Zogu I, kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi ka ngushëlluar Familje Mbretërore Shqiptare.

“Me keqardhje të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të pretendentit për frontin mbretëror lartmadhërisë se tij, Leka Zogu I.
Pa dyshim ky lajm pikëlloi çdo shqiptar. Me ndarjen nga jeta të Lartmadhërisë së tij Leka Zogu I, familjarët humbën njeriun e tyre më të dashur, kurse shqiptarët një figurë të rëndësishme që simbolizonte unitetin dhe përkushtimin për çështjen shqiptare.

Në emër tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta juve dhe të afërmve të juaj.
Qoftë për jetë kujtimi për Lartmadhërinë e Tij, mbretin Leka Zogu i I”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi.

PDIU dhe AK mesazhe ngushëllimi për humbjen e Leka Zogut I

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) dhe Aleanca “Kuq e Zi” ka ngushëlluar sot familjen mbretërore dhe të gjithë mbështetësit e saj për humbjen e Leka Zogut I.

Në mesazhin e ngushëllimit PDIU vlerëson kontributin e familjes mbretërore në konsolidimin dhe zhvillimin e shtetit shqiptar me frymë patriotike, nën drejtimin e Mbretit Zog I, si edhe në përpjekjet e vazhdueshme në të mirë të kombit të të birit, Naltmadhënisë së Tij, Leka Zogu I.

“Jeta në mërgim ku është detyruar të jetojë Leka Zogu I nuk ka mposhtur përpjekjet e tij në të mirë të atdheut. Përmes sakrificave dhe luftës së vazhdueshme, ai u kthye në simbolin e rezistencës antikomuniste, gjatë regjimit diktatorial në Shqipëri, duke i dhënë figurës së tij një rëndësi historike” thuhet në ngushëllimin e PDIU-së.
Shuhet Leka Zogu. Pretendenti i fronit mbretëror ndërroi jetë sot në moshën 72-vjeçare në spital ku qëndroi i shtruar prej disa ditësh në reanimacionin e Neurokirurgjisë, në Spitalin Nr. 5 në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë pasi pësoi një fibrilacion arterial, formë e aritmisë.

Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili pasi doli nga ambientet e neurokirurgjisë, ku ka takuar edhe doktorët që kanë ndjekur gjendjen e të ndjerit Leka Zogu, konfirmoi se shkaku i vdekjes së pretendentetit për fronin mbretëror është arresti kardiak qe ka ndodhur qe ne 25 nentor.

Duke dhënë detaje mbi vdekjen e Leka Zogut, ministri Vasili sqaroi se gjendja e pretendentit për fronin mbretëror ka qenë e rënduar, por është ndjekur në mënyrë të përkushtuar nga mjekët. Vasili konfirmoi njëkohësisht se në kohën që Leka Zogu ka qenë i shtruar në spital është mbajtur me frymëmarrje artificiale, ndërkohë që mëngjesin e sotëm mbylli sytë. Vasili tha se pak minuta më parë është certifikuar edhe vdekja e Leka Zogut.

Prej kohësh, për shkak të shëndetit të përkeqësuar, favorizuar dhe nga anoreksia, Leka Zogu  ishte tërhequr thuajse plotësisht nga jeta aktive politike dhe shoqërore. Në vend të tij funksionet publike kryhen nga i biri, Princ Leka dhe drejtuesit e Partisë së Legalitetit, të cilët janë pro monarkisë. Vitet e fundit 72-vjeçari lëvizte vetëm me anën e një karroce me rrota, si pasojë dhe të një dëmtimi në këmbë dhe gjendjes së përgjithshme të përkeqësuar shëndetësore të tij.

Kush ishte Leka Zogu

Leka Zogu u lind me 5 Prill 1939 ne pallatin mbreteror ne Tirane. Ai ishte djali i vetem i mbretit Ahmet Zog  dhe mbretereshesh Geraldine. Princi jetoi vetem dy dite ne Shqipëri. Familja mbreterore per shkak te pushtimit te shqiperise nga italia fashiste, u detyrua te largohej.

Femijerine do ta kalonte ne disa vende europiane deri ne momentin kur familja mbretetore u vendos ne Egjipt, me pas ne Spanje dhe Afriken e Jugut. Fillimisht ai do ta niste edukimin ne nje shkolle angleze, me pas ne Egjipt per te vijuar ne Zvicer.

Studimet e larta do t’i ndiqte ne degen e ekonomise ne universitetin e Sorbones ne France. Duke ndjekur traditen e familjeve mbreterore Leka Zogu do te ndiqte edhe Akadamene Ushtarake Mbreterore ne Angli Sundhurst. Me 5 Prill 1957 ne hotelin Bristol ai do te kurorezohej mbret nga Asambleja Kombetare ne mergim.

Ndersa ne vitin 1975 Leka u martua me shtetasen australiane Susan Cullen Eard. Per shume vite pretendenti fronit mbreteror jeton ne Afriken e Jugut. Menjehere pas renies se komunizmit ne Shqiperi Leka Zogu do te prononcohej per median e kohes, duke tentuar per te realizuar ambicjen e tij per t’u bere mbret i shqiptareve.
Ne vitin 1993 per here te pare ai do te mberrinte ne Shqiperi me nje pasaporte te leshuar nga oborri mbreteror, ku si profesion ne kete pasaporte ishte shenuar “Mbret”, por autoritetet e asaj kohe i kerkuan te largohej. Bashke me zgjedhjet e parakohshme ne qershor te vitit 1997 u mbajt edhe referendumi per formen e regjimit ne Shqiperi, por dy te tretat e votuesve u shprehen kunder rikthimit te monarkise dhe pro republikes.

Princi Leka kishte pretendime per rezultatin dhe ai u perfshi ne nje perplasje te armatosur te mbeshtetesve te tij me policine, qe kishte ne mbrojtje seline e Komisionit te Zgjedhjeve ne Pallatin e Kongreseve. Leka Zogu do te largohej nga Shqiperia per ne Afriken e Jugut, nderkohe qe nje gjykate ne Tirane do ta denonte ne mungese me tre vjet per perfshirjen ne protesten e armatosur, ku mbeti i vdekur nje prej mbeshtetesve te tij.

Rikthimi i familjes mbreterore ne Shqiperi do te perseritej ne vitin 2005 nderkohe qe ne vitin 2006 ai do te deklaronte heqjen dore nga aktivitetet politike. Pasuesi i tij si pretendet per fronin mbreteror eshte tashme princi Leka.

Ngushëllime nga Kosova

Vdekja e pretendentit për fronin mbretëror të Shqipërisë, Leka Zogut ka bërë që drejtues të institucioneve të Kosovës dhe të subjekteve politike të ngushëllojnë familjen Zogu dhe të gjithë shqiptarët.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një telegram ngushëllimi dërguar familjes së Leka Zogut e vlereson si figurë e rëndësishme, që përballoi shumë vështirësi në jetën e tij, te cilat lanë gjurmë në kujtesën e popullit shqiptar.

Lidhja Demokratike e Kosovës, në letrën e saj, shpreh ngushëllime për të gjithë drejtuesit e shtetit në Shqipëri dhe për të gjithë shqiptarët. LDK vlereson ne kete leter qe mbane firmen e kryetarit, Isa Mustafa, se Familja Mbretërore Shqiptare është një nga simbolet e mëdha kombëtare dhe si e tillë duhet të ruhet gjithmonë. Ndërsa, në letrën ngushëlluese të partisë së zëvëndëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacollit, Aleancës Kosova e Re, thuhet se, AKR “vlerëson kontributin e familjes mbretërore në konsolidimin dhe zhvillimin e shtetit shqiptar, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të të birit të tij në të mirë të kombit”.

Më tej PDIU-ja thekson se Leka Zogu I, ashtu sikurse edhe i ati i tij, mbante titullin Mbret i Shqiptarëve, duke mishëruar më së miri, idenë e bashkimit kombëtar dhe nevojën e të gjithë shqiptarëve për të qenë të bashkuar.

Ndërkohë, edhe Aleanca “Kuq e Zi” ka shprehur sot ngushëllimet familjes dhe miqve të pretendentit të fronit mbretëror Leka Zogu I, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm si pasojë e një arresti kardiak të përsëritur. Sipas AK-së largimi nga jeta i Leka Zogut është një humbje e madhe për kombin shqiptar

“Sot jemi të unifikuar me familjarët e Leka Zogut. Ëndrra e tij është bashkimi i shqiptarëve i cili tani është motiv i patjetërsueshëm” thekson Aleanca “Kuq e Zi”.

TOP CHANNEL

YouTube Preview Image
4