Gjylije Muharremi: Kujtim i këngëve të vjetra Ulqinake

December 6, 2011   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Kengetarja ulqinake Gjylije Muharremi, e njohur tash sa kohe per ekzekutimin e kengeve te vjetra ulqinake, vendosi qe keto kenge te cilat nuk kendohen me t’I ktheje prape ne jete.
Ajo thote se numri i ketyre kengeve qe jane lene ne harrese dhe nuk kendohen me eshte i shumte dhe se ato jane shume te bukura.

“Keto kenge nuk jane si ato te sotmet me nga tri strofa, por jane me nga gjashte strofa dhe flasin per ngjarje te ndryshme qe kane ndodhur ne te kaluaren, sidomos per jeten e veshtire te popullit te Ulqinit dhe jeten e detareve te cilet jane nisur ne det, por nuk jane kthyer kurre me”, shpjegon Gjylija. Shumicen e kengeve ajo i ka degjuar ne rrethin e ngushte familjar duke qene se edhe dajallaret e saj kane qene kengetare te njohur ne Ulqin.
Gjylijes i kujtohen shume mire edhe melodite e ketyre kengeve gje qe krijon mundesi qe ato te endohen ne menyre origjinale, ashtu sic jane kenduar dikur.
Ajo i kendon dhe i incizon kenget ne diktafon.
Per shkak te moshes, Gjylija nuk eshte e gatshme t’i kendoje keto kenge vete ne skene. Megjithate ajo shpreson se talentet e rinj ne fushen e muzikes do te vazhdojne t’i kendojne keto kenge qe jane harruar nga popullata e Ulqinit duke iu njohur vlerat e tyre artistike.

Gzim Nikeziqi
Koha Javore

Shtojcë:

Ky realitet muzikor i bën më të dashura këngët e muzikën popullore qytetare të Ulqinit
Jo të pakta janë familje e individë që kanë trashëguar të pastër dhe origjinale këngën popullore qytetare. Këtu mund të veçojmë familjen Muharremi, si trashëgues me fanatizëm të këngës origjinale. Zonja Gjylije Muharremi është një thesar i çmuar me vlera të gjalla artistike. Në fondin e saj muzikor si këngëtare ka një repertor me të vërtetë për t’u admiruar. 450 këngë së bashku me muzikën origjinale jetojnë të gjalla në mendjen e z. Gjylije. 450 tekste këngësh të trashëguara si familje. Mendoj se është një thesar me shumë interes, për radiot lokale, shtetërore apo private në Mal të Zi, për pasurimin e fondit të tyre muzikor. Ndonëse 68 vjeçare ajo është në fazën përfundimtare të një videoklipi dhe një kasete me këngë të vjetra popullore qytetare ulqinake, ku vlen të përmendet inçizimit live si dhe trajtimi me shumë finesë që zonja Gjylije i ka bërë zërit të saj ndër vite.

Duke ndjekur në vazhdimësi ecurinë e foklorit, artit e problematikës kulturore, si dhe përgatitjet serioze që po bën Shoqata Kulturore-Artistike Ulqini me rastin e turneut vjenez, e gjej me vend t’u bëj thirrje të gjithë pasionantëve të artit në përgjithësi dhe atyre të folklorit në veçanti që t’i bashkëngjiten Shoqatës Ulqini dhe kryesisë të nderuar të kësaj shoqate, në mënyrë që të paraqiteni sa më dinjitozë, sa më të kompletuar në aktivitetet e ardhëshme ndërkombëtare se vetëm kështu mund të shpalosni vlerat artistike të këngës e valles popullore qytetare dhe bukurinë e veçoritë e folklorit tuaj të trashëguar prej shekujsh.


YouTube Preview Image

5