Sadik Haxhicani: Mjeshter që gurit ia jep shpirtin,dhe ai flet

December 6, 2011   | Opinione

Sadik Haxhicani dhe i biri Tahiri.. një trashigmi brez pas brezit, një mjeshtri virtuoze, dhe guri i cili nën tingujt e daltës dhe çekiçit fiton formën dhe frymën e këtyre mjeshtrave të pa lodhur..më duket se flasin me gur…
Sadiku është një njeri modest i “butë” siç thotë populli i ynë. Fletë shumë pak, posaçërishtë duke letuar gurin. Edhe djemt, Tahiri dhe Xhemali e kanë marrë “xenatin” nga Sadiku. Ky “trio”, për pdo ditë, përveç Xhumasë punon, më mire të them tash në fillim modelon dhe i jepë një frymë dhe një formë gurit, të cilin më vonë do ta vendosin në murë. Unë i cili afër 6 vite me radhë e përcillë punën dhe mjeshtrinë e tyre, kur do here si kaloj pranë shtëpisë tone të dikurëshme, mbesë i fascinuar. Kjo shtëpi, duke falenderuar durëve të arta të Sadikut dhe djemëve tij, dhe natyrisht vulnetit dhe mjeteve finansiare të nipit tim Maliq Karamanagës, ngritet sot si një “feniks” në Kalanë tonë shekullore. Termeti katastrofal i vitit 79 e ka rrëzuar fare, por gjurmët dhe gjenin e familijes tonë nuk ka mujt me e zhdukur, dhe për te një falemnderim i madhë të gjithë atyre të cilët e kanë dhënë kontributin për rinovimin e shtëpisë tonë të lindjes. Dhe për te them unë, se këto zotërinj me mjeshtrin e vetë kanë lënë gjurmët të pa lëshyer, në Kalanë tone. Shtëpia të cilën e kanë ndërtuar këto mjeshtra të pa lodhur, ka me mbetë si një përmendore e një vepre e cila përmbush dhe plotëson të gjitha normat të cilët sundojn në mjedise siç është Kalaja e jonë.

Theme se, puna e tyre është një mjeshtri e rallë e jashtëzakonëshëme, një artizanat i cili duhet të stimulohet dhe kultivohet. Këtë e theme më qëllim, sepse Sadiku, pavarësishtë se punon mbi 40 vite, nuk ka pension, dhe asnjë far stimulimit nga shoqëria. Sa, dhe si e vlerëson , “shoqëria” e jon punën e të gjitë atyre të cilët i kanë, dhe ende i kultivojn zanatet e vjetër, është e tepërt të komentohet, duke qenë dëshmitar se sa pak kanë mbetur tek ne. Mjafton të kalohet “pazarit”tone, për të cilin dikur, kanë ardhë mira mysafirë nga vendi dhe bota, dhe të shohim se në secilën pëllamb na ka mbulu hamburgeri, dhe kiçi. Dikur këtu është gërshetuar Orijenti dhe Perendimi në një hapsirë kaqë të vogël, dhe për te shoqëria duhet të stimulojn zanate të vjetër, dhe në këtë mënyrë sadopak të mundohemi të u kthejm qytetit tone shkëlqimin të cilin e ka pasur deri ke vitet e 90.. Dhe për te mendoj se duhet të stimulohen zanatet e vjetër, dhe njerëzit të ken një siguri, dhe most ë lehen pas dore.
Sadiku, me krenari thotë se, „ne e kemi në gjak gurin, unë e kam nga babai im, kurse djemët nga unë“. Tash më, thotë Sadiku djemët jan edhe më të mirë se une, sepse ato jan adaptuar kohës e re në ndërtimtari, por sido si të jetë, guri është dhe ka me mbetë elementi kryesor tek ne.

Lexo  me teper >>Ismet Karamanaga Facebook>>


YouTube Preview Image