Nikollë Camaj: Nga Komuna Urbane e Tuzit përjashtohen shqiptarët

December 7, 2011   | Ngjarjet - Events

Këshilltari i LD në MZ në komunën urbane të Tuzit Nikollë Camaj për mediat malazeze jep deklaratë publike

Siç  raportojnë  mediat malazeze  ‘’Vjesti’’ dhe ‘’Dan’’,  Këshilltari i LD në MZ në komunën urbane të Tuzit Nikollë Camaj, me indinjatë komenton se  qeverisja  aktuale e Tuzit është e gatshme të prënojë çdo kushtëzim dhe  çdo shantazh, pa marre parasysh  se prej nga  vijnë, vetëm për të  qëndruar në pushtet. Këtë e ka hetuar çdo  qytetar  qellim mirë i kësaj treve, që në seancën e parë, kur vendosën  flamurin boshnjak në sallën e Kuvendit  të Komunës  urbane të Tuzit, çka  ka paraqitur vetëm një test   mbi qëndrueshmërinë e kësaj  garniture udhëheqëse, se  ajo  nuk e  ka vendin aty  për derisa  në  Tuz ka më pak  boshnjak se sa ka shqiptar  në  kryeqytet dhe atje  nuk është i vendosur  as flamuri shqiptar as flamuri boshnjak.

Lidhur  me këtë ka pasur polemika edhe më parë, me çka është  poentuar në  jo principjelitetin e  kësaj   strukturë  të  Komunës, të cilët shpesh kanë deklaruar se  nuk do të ulën nën nivelet në  të cilët  shumë shpejt janë ulur  dhe heshtazi kanë pranuar çdo gjë, të  gjitha ato që politikanet me dinjitet  nuk do i pranonin.

Hapi tjetër   i kësaj  qeverisje  të pa arsyeshme ishte  instalimi i sekretares  e cila nuk din asnjë fjalë në gjuhën e kësaj  popullatë shumicë të kësaj treve, të cilës ky është  vendi i parë i punës në Mal të Zi, pas   fitimit të nënshtetësisë malazeze ( me qënder  të ardhur nga Prijepola), dhe  qe rezultati i parë i   punës së saj është sistematizimi i lëndëve të punës bërë vetëm dy jave  pasi që vjen në detyrë,  dhe largimi i dy të punësuarve  me përvojë, nga të cilët  njëri  është juristi i vetëm në komunë i cili e din gjuhën Shqipe, edhe pse ligji siguron që gjitha aktet e kësaj  komunë  duhen të përgatiten  dhe  publikohen në Gjuhen Shqipe.

Paramendoni sekretaren e cila  në Malësi dhe në shërbim të Komunës urbane  të Tuzit, është gjithsej  dy muaj  që  merr  përsipër  një  përgjegjësi të tillë, jo profesionale  dhe  jo  ligjore, por  gjithsesi me dëgjueshmëri  e kryen  punën e përcaktimit  të kuadrave  që i nevojitën një qeverisjeje  lokale. Ju përkujtoj se akti mbi sistematizimin e vendit të punës zakonisht   nxjerrët apo ndryshohet  kur ndryshohen rrethanat, rritja apo zvogëlimi i  angazhimeve çka në Komunën  urbane  nuk ka ndodhur. Nëse  vihet   deri te  zvogëlimi i detyrave atëherë pritet që  të mos ketë punësime të reja, por në fakt  në rastin konkret, derisa  dikush përjashtohet Komuna Urbane, shpallë konkurs për të njëjtat  vende pune çka  dëshmon se nuk është fjala për racionalizim.

Sekretarit  do të duhej që ligji të jetë  i vetmi udhërrefyes  e jo të fitojë rrogën duke  pranuar  gjithçka thotë politika. Duhet veçuar  këtu se partia  që e ka  zgjedhur ka qëndrim të qartë  në lidhje me këtë, por  çka  tu themi atyre që pranojnë çdo kushtëzim   të  ’’Partnerit’’  i  cili as në manifestime  që organizon Komuna nuk vjen. Për aq  më tepër as nuk i përkrah, por vetëm kundërshton gjithçka  që është shqiptare.

Pra gjithsesi atyre duhet pranuar se kanë te drejtë  të angazhohen për të  drejtën e vet por çka tu themi atyre që për hir  të interesave  të ngushta  të veta personale janë  të gatshëm  ti pranojnë të gjitha ato, dhe të punojnë në dëm të Malësisë  dhe qeverisjes  lokale, sepse largimi i punëtorëve  me përvojë, pa pasur asnjë dëshmi kundra tyre, as akt  pakënaqësie me punën e  tyre, me qellim që tu hapin  vendet e    punës  falltarëve, të dëgjueshmëve politik, nuk mund të   kuptohet asi ndryshe  vetëm si dëm  i madh. Ai nuk është as interes i Malësisë  as i Komunës  urbane, as i kryeqytetit në kuadër të cilit është kjo Komunë urbane deklaron Camaj.

Sipas Camaj, të qitën  nga puna  pjesëtaret  e një  konfesionit e në të njëjtën  kohë  të punësohen të konfesionit tjetër  paraqet dëm të pakthyeshëm për raportet  në Malësi, prandaj ftojmë  të gjithë anëtaret e   ndërgjegjshëm të  UDSH-së, sepse këta të DPS-it, ja kanë falë dreqit shpirtin kaherë e mot, që të  vinë në vete  dhe në vend që  Tuzit  dhe Malësisë  ti sjellin sindromën e plavizimit, sindromën e  QKI-së, të postës, të elektrodistribucionit, ku punësimet   me ndonjë përjashtim të  vogël janë njëkonfesionale,  ti sjellin   sindromën e  Ulqinit dhe me rridheshtimin politik  tua  tregojnë  vendin atyre që në pushtet kanë ardhur  me votat e qytetarëve  të Malësisë, e sot  luhen me ta ose  punojnë kundër  interesave të tyre. Se sa e  distancuar  është kjo qeverisje  nga qytetaret dhe interesat e tyre, më së miri  flet sjellja ndaj të punësuarve por dhe rebalanci i planit financiarë, i cili përpos   rrogave të punësuarve,  se në të gjitha segmentet e tjera   ka rënje mbi  60%, përfundojë Camaj.

Albert Camaj
MALESIA.ORG

1