“We Found Love”, ndalohet ne France

December 9, 2011   | Lajmet / Vijesti

Videoklipi i ri i Rihannas, “We Found Love”, ka shkaktuar një numër te madh polemikash për shkak se disa skena aludojnë në lidhjen e dhunshme të saj me ish-të dashurin, Chris Brown. Kjo në veçanti u ka rënë në sy autoriteteve franceze, të cilët konsiderojnë se videoklipi mund të nxisë sjellje vetëdestruktive, prandaj të hënën e kanë ndaluar shfaqjen e klipit.

Këshilli i Lartë Francez për çështjet audiovizuale ka theksuar se videoja është tepër ekstravagante për transmetim televiziv, ndërsa kur bëhet fjalë për disa skena intime mes këngëtares dhe modelit që aktron në spot, Dudley O’Shaughnessy, është thënë se ato janë shumë sugjestive.

Kjo nuk është hera e parë që ndalohet transmetimi i ndonjë videoklipi të Rihannas. Spoti i këngës “S&M” ishte ndaluar në disa vende për shkak të skenave të tepërta seksuale.

YouTube Preview Image