Blero bashkon Gentën dhe Dafinën në duet

December 9, 2011   | Lajmet / Vijesti

Gjithçka në fillim kthehet përsëri në vend të vet! Kështu thonë të tjerët, pasi Dafina është rikthyer përsëri në një shoqëri të vjetër të cilën e kishte në fillim të karrierës, atëherë kur askush nuk e njihte.

Ishte Blero dhe miku i tij Cekic, ata të cilët kishin filluar t’i ndihmonin Dafina Zeqirit për të filluar një karrierë të bujshme, por këtë ndihmë si duket këngëtarja ua ktheu me të keq sepse shumë shpejt ndërpreu bashkëpunimin me ta, duke vazhduar më disa kompozitor dhe miq të tjerë. Pas ndarjes nga i dashuri dhe menaxheri, Dafina përsëri hidhet në krahët e shoqërisë së vjetër, transmeton Editorial. Këngëtarja tashmë është bërë pjesë e produksionit “Str8Dope”, pronar të të cilit janë Blero dhe Cekic. Shumë fansa kanë kritikuar këtë vendim të Bleros për të pranuar Dafinën përsëri pas tradhtisë që ajo i bëri disa vite më herët, por si duket këto fjalë Blero nuk i ka dëgjuar dhe tashmë ka filluar edhe me menaxhimin e këngëtares së bashku me Cekic, siç thuhet në mediat kosovare.

Gjithashtu ne mësojmë se Blero është në përgatitje e sipër të një surprize të madhe, duke bashkuar në një duet dy këngëtaret e njohura njëherit edhe tash mikesha të tij Genta Ismajlin dhe Dafina Zeqirin, për të cilat me të madhe flitet se nuk e duan njëra tjetrën dhe për shkak të rivalitetit dhe xhelozisë këto dy këngëtare asnjëherë nuk mund të bëjnë paqe. Nëse ky bashkëpunim do të realizohet, atëherë definitivisht ajo këngë do të jetë një megahit që do të mbahet mend përgjithmonë dhe se dy këngëtaret e njohura me shumë fansa mes veti do të bëjnë boom-in e radhës.

Ekonomisti
YouTube Preview Image