Shkrela akuzon politikanët e Ulqinit për nepotizëm

December 11, 2011   | Politika

Pas ngjarjeve në skenën politike të Ulqinit, ndërrimi i qeverisjes lokale por edhe ndërrim në udhëheqjen e PDS-së së Ulqinit, deputeti shqiptar në parlamentin e Malit të Zi nga radhët e PDS Luigj Shkrela shpërthen në lumë akuzash, duke treguar disa fakte që përshpëriten por që publikisht akoma nuk janë të denoncuara.

Ai, në një intervistë për të përditshmen Vijesti, pranon hapur se nga politikbërësit  ulqinak që janë në pozitë por edhe në opozitë, ka nepotizëm, shkelje ligji duke ndërtuar pa leje në zona të caktuara të qytetit të Ulqinit, pasuri e fituar në mënyrë të paligjshme, pronësi në pasuri të patundshme dhe banesa në Tiranë. Zoti Shkrela në këtë intervistë i mbet borxh lexusve, emrat, edhe pse në mënyrë indirekte shigjetat i ka të drejturar në adresa të caktuara.
“Vetëm shikoni në përbërjen e këshillit të ri komunal  të PDS-së dhe çdo gjë do të jetë e qartë. Luigj Shkrelën nuk mund ta shohësh në marrëdhëniet atë-bir, babë-vajzë, grua apo burrë. Edhe unë kam familje”, shprehet Shkrela duke shigjetuar në mënyrë indirekte zevendësuesin e tij në PDS, Loro Nrekiqin. /Ulqini Online/
YouTube Preview Image

 

33