Migjeni – Mbremja letrare

December 16, 2011   | 

Migjeni Mbremja letrare 300x85 Migjeni   Mbremja letrare

Fondacioni “Studenti” Biblioteka e Qytetit Shoqata “Ora”
Qendra e Kulturës Ulqin

Njoftim për media

Fondacioni “Studenti” dhe Organizata joqeveritare “Ora”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit – Qendrën e Kulturës do të organizojnë në Ulqin, të shtunën, më 17 dhjetor 2011, një mbrëmje letrare me rastin e 100-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të shquar Millosh Gjergj Nikolla – MIGJENI (1911-2011).
Kjo veprimtari kulturore ka për qëllim shënimin e kësaj date të rëndësishme për letërsinë shqipe. Me këtë veprimtari edhe Ulqini iu bashkohet trevave të tjera shqiptare të cilat me aktivitete të ndryshme e kanë shënuar këtë përvjetor.
Për krijimtarinë e Migjenit do të flasin prof. dr. Alfred Çapaliku, pedagog i letërsisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe mr. Haxhi Shabani, shkrimtar dhe studiues i gjuhës. Gjatë mbrëmjes do të lexohen pjesë nga krijimtaria e Migjenit.
Mbrëmja do të mbahet në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin dhe fillon në orën 19.