Emigrimi, si po shpopullohen trevat shqiptare në Malin e Zi

December 18, 2011   | Shoqëria / Društvo

Lekperij, Kovaçej, Dodaj, Priftij, Gjecbritij, Gjenciq, Maxhurej, Hutij, Lubanijt, Peraj, Demirijt, Bolejt, Vuçkij, Curajt nelt, Berjashij, Gjenashej, Markashij, Cukaj, Perashij, Curij pasht, Hardajt, Kanaqi, Veliqi, Gjyrjani, Sjerci, Ramushje, Kacaj, Canaj, Kalicaj, Markij, Likaj, Hajdarijt, Lihari, Durakij, Aruçij, Tafajt, Subashij, Blaca, Kaleci, Syrliq, Bardhij, Çobaj, Millajt, Dragoviq,Madgueshi, Brisku pasht, Brisku nelt, Liarja,Nga Anila Dushi

Në Krajë të Malit të Zi u mbajt për të pestin vit radhazi “Festa e gështenjave”, një manifestim i cili tashmë ka hyrë në traditën e tij për këtë zonë. Në qendër të Ostrosit, që është edhe qendra e zonës së Krajës, organizatorët kishin vendosur që të mbanin edhe panairin me produktet e banorëvevendas, ku dominonte gështenja, peshku dhe duhani, por edhe produkte tjera të zonave bregdetare të Malit të Zi. Në këtë zonë të populluar nga shqiptarë autoktonë, qenë të pranishëm një numër i madh i vizitorësh nga Shkodra, ku ndër ta edhe pjesëmarrës në panair me produktet artizanale.

Për lidhjen e natyrshme të Krajës me Shkodrën dëshmon emërtimi Kraja e Shkodrës, si dhe prania e shumë fiseve të mëdha në qytetin e Shkodrës që kanë këtë mbiemër. Ky emërtim është kuptimplotë sikur emërtimi Liqeni i Shkodrës, Malësia e Shkodrës etj. Edhe Krajl Nikolla e quajti Kraja e Shkodrës (Skadarska Krajina), por menjëherë pas aneksimit të saj ngaMalii Zi e pagëzoi Kraja e Malit të Zi (Crnogorska Krajina). Kraja dhe Shkodra kanë lidhje aq të shumta dhe të fuqishme (gjeografike, demografike, ekonomike, historike, kulturore, farefisnore etj) saqë realisht përbëjnë një tërësi unike, të ndarë padrejtësisht. Sikur fshati Skje i Krajës të kishte lidhje me rrugë automobilistike me Zogajt e Shkodrës, disa fshatra të Krajës do të mund të konsideroheshin pjesë e paralagjeve të Shkodrës.

Në festën e organizuar nuk kanë munguar prodhimet vendase, si: vaji i ullirit, djathi, hudhra, lëngjet e frutave të fermentuara dhe veçanërisht gështenja që i ka dhënë dhe emrin kësaj feste lokale. Banorët kanë nxjerrë prodhimet e veta, ndërsa komuna në shenjë mikpritje ka dhënë një koktej me prodhime tradicionale të zonës.

Por më shumë se festë, kjo ditë ka si qëllim promovimin e zonës që po shkon drejt shpopullimit dhe përpjekjet mbajtjen gjallë të traditës së saj. Sipas banorëve të Krajës shqetësim mbetet gjendja ekonomike dhe emigrimi i popullsisë. Ali Gjeçbritja, mësues në shkollën 8-vjeçare “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krajë, njëherësh edhe anëtar i i Këshillit Bashkiak të Tivarit, shprehet se situata ekonomike e rënduar nga viti në vit ka diktuar largimin e të rinjve nga kjo trevë.

“Sipas regjistrimit të fundit janë 1965 banorë në anën e poshtme të saj dhe me ato të anës së sipërme bëhen pak më shumë se 2000 të tillë në bashkësinë vendore të Ostrosit. Janë kushtet ekonomike, por në njëfarë mënyre dhe ato politike, që kanë bërë që popullata të migrojë jashtë Krajet, në qytete të tjera apo dhe SHBA”, thotë Gjeçbritaj.

Zona e Krajës përbëhet nga 8 fshatra me një popullsi afërsisht rreth 2000 banorë dhe qendër të zonës ka fshatin Ostros. Banorët autoktonë të kësaj treve janë të gjithë shqiptarë. Zona ka pasur të zhvilluar ekonominë familjare, por edhe kanë funksionuar uzina e përpunimit të bimëve medicinale, që tashmë është e mbyllur. Në këto kushte banorët janë të detyruar të largohen. Institucioni i vetëm arsimor që është në këtë zone, është shkolla 8-vjeçare “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, e cila u hap me 10 mars të vitit 1929. Sipas Ali Gjeçbritajt, numri i nxënësve është vazhdimisht në rënie, ndërsa historiani Ismail Doda shprehet se tashmë ky numër është shumë i vogël, të gjitha këto të diktuara nga kushtet ekonomike.

Vendi i quajtur “Shtegu i vashës” në Krajë, 916 m mbi nivelin e detit, ndan zonën e anës së malit në Ulqin me Krajën që i përket Tivarit, fshatrat e së cilës me popullsi tërësisht shiptare janë duke u shpopulluar.

Kraja me veçoritë e saj ka tërhequr dhe shkrimtarë, studiues e kronistë të ndryshëm që shkruanin rreth saj. Kolë Shtjefni në veprën e tij “Shkodra në shënimet e mia” shkruan se “Në mëngjesin e ditës së mërkurë dhe të shtunë ishte një bukuri e rrallë pamja e liqenit e mbushur me lundra, take e sule, mjete karakteristike lundrimi në Liqenin e Shkodrës, të cilat ishin të mbushura me katundarë e katundare, me ata petka shumëngjyrëshe i jepnin liqenit një bukuri piktoreske të rrallë. Aq bukuri kishte edhe muzgu i së martës në mbrëmje, kur vinin një pjesë e fshatarëve të Krajës e të Shestanit, që donin të gdhinin në pazar. Ata flinin në hane të Shkodrës, për të gdhirë sa më herët në pazar ditën e mërkurë. Më i shquari ishte Hani i Kajushëve, në ballë t’urës së Buenës… Kranjanët kishin sokakun e tyre ku rreshtonin mallrat e tyre për shitje”. Sokaku i kranjanëve ishte një nga rrugët e Pazarit të Shkodrës. Kranjanët shitnin bulmet, sidomos djathë, hudhra, qershia, gështenja, lesh e lëkurë të një cilësie të lartë.

Më 15 mars 1923, Luigj Gurakuqi dhe Ndre Mjeda kërkuan nga Parlamenti i Shqipërisë, ndër të tjera, dhe uljen e taksës doganore për fshatarët që sillnin prodhime në tregun e Shkodrës nga Kraja e Ana e Malit. Gjatë këtij procesi të shitblerjes, u krijua dhe shpoti qoftë në llogari të Shkodrës, qoftë në llogari të Krajës. Historiani i njohur i  kësaj treve, magjistër Ismail Doda, shprehet se kjo zonë vazhdon të kultivojë traditën e vet, edhe pse është e goditur nga emigracioni.

Shekulli
YouTube Preview Image

1