100-vjetori i lindjes, Ulqini përkujton poet Migjenin

December 19, 2011   | Kulturë / Kultura

Pas shumë debatesh mediatike mbi harresën që i bëhet poetit të mjerimit Millosh Gjergj Nikolla Migjeni, në Ulqin,organizatorët Fondacioni Studenti,shoqata Ora dhe biblioteka Ulqin kanë mbajtur konferencën shkencore me rastin e 100-vjetorit të lindjes së poetit.

Për krijimtarinë e Migjenit ka folur prof. dr. Alfred Çapaliku, pedagog i letërsisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe mr. Haxhi Shabani, shkrimtar dhe studiues i gjuhës. Gjatë mbrëmjes u lexuan pjesë nga krijimtaria e Migjenit.

Me një mbrëmje letrare të organizuar nga Fondacioni “Studenti” dhe Organizata joqeveritare “Ora”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit – Qendrën e Kulturës në Ulqin, të shtunën u shënua 100-vjetori i lindjes së shkrimtarit Millosh Gjergj Nikolla – Migjeni. Për krijimtarinë e Migjenit folën prof. dr. Alfred Çapaliku, pedagog i letërsisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe mr. Haxhi Shabani, shkrimtar dhe studiues. Çapaliku tha se Migjeni na shfaqet si emblemë bashkëkohore arti në sajë të penës së artë të tij. “Me një optikë të veçantë shikimi dhe me mjete të reja shprehëse, Migjeni erdhi si novator magjepsës në letërsi dhe u kthye në traditë të çmuar për brezat e ardhshëm krijues”, tha ai. Duke konstatuar se Migjeni ishte dhe vazhdon të jetë një ndër shkrimtarët shqiptarë më të përkthyer në botë, Çapaliku theksoi se vepra e Migjenit e lindur në pluralizmin e viteve ’30 vazhdon të vlerësohet edhe sot në pluralizmin e pas viteve ’90 në panteonin e kulturës shqiptare. “Migjeni u bë pararendës i një brezi talentësh të rinj. Ai bëri një hap të guximshëm përpara në zhvillimin cilësor të letërsisë nga një periudhë kryesisht romantike, patriotike, në një tjetër shoqërore, realiste e kritike, duke e pasuruar traditën ekzistuese me elemente të reja shprehëse”, tha ai. Studiuesi Haxhi Shabani e rendit Migjenin, krahas Naim Frashërit, Fan Nolit, Lasgush Poradecit dhe Ismail Kadaresë, në mesin e atyre autorëve shqiptarë, që sipas tij përbëjnë letërsinë sipërore shqiptare Sipas tij, këta pesë shkrimtarë të letërsisë shqipe kanë arritur majat e saj duke e bërë atë të konkurrueshme me vlerat më të mira të letërsive të popujve dhe gjuhëve të ndryshme. Shabani tha se Migjeni, “poeti djalë i letërsisë shqiptare”, për të rejat që solli në këtë letërsi, do të mbesë përherë i këtillë. Ai tha se që me “Vargjet e lira”, Migjeni paralajmëroi “shkëputjen e madhe nga letërsia e njëtrajtshme e deriatëhershme shqiptare”. Gjatë mbrëmjes u lexuan dhe u recituan pjesë nga krijimtaria e Migjenit. 100-vjetori i lindjes së Migjenit është shënuar me aktivitete të ndryshme në mbarë hapësirën shqiptare. Në këtë vit jubilar janë botuar disa libra për Migjenin, janë organizuar konferenca shkencore dhe janë realizuar filma dokumentarë.

Kohapress

Millosh Gjergj Nikolla i njohur si Migjeni lindi më 13 tetor 1911 në Shkodër dhe vdiq më 26 gusht 1938 në moshën 27-vjeçare në një sanatorium pranë Torinos në Torre Pellice.

Arsimin fillor e mori në qytetin e lindjes në një shkollë serbo-ortodokse dhe nga 1923 deri më 1925 u arsimua në Tivar, ku e motra Lenka ishte shpërngulur

Më 1928-1932 ndoqi mësimet e mesme teologjike në Manastir. Shkrimet e para i botoi më 1934, bashkëpunoi në revistat “Iliria”, “Bota e re” etj. Më 1936 veprat e veta poetike i përmblodhi në librin “Vargje të lira”.

Në poezitë e para, si “Zgjimi”, “Të birt’ e shekullit të ri”, “Shkëndija”, “Shpirtënit shtegtarë” etj. Vepra e tij e plotë botohet përfundimisht në vitin 1957.

Lajme nga Ulqini
Autori i fotografive është Din Zeneli –  Ana E Malit Tradita Facebook