Big Basta dhe Vesa Luma, rikthehet FLIRTI?!

December 21, 2011   | Lajmet / Vijesti

U fol dhe u stërfol për një lidhje romantike mes më të mirit të reperëve të “Këngës Magjike”, Big Bastës dhe anëtares së ardhshme të jurisë së “X Factor” Vesa Lumës. Megjithëse as njëri as tjetri nuk e konfirmoi lidhjen, kolegë të tyre nga “Dancing with the stars” nuk u reshtën së pëshpërituri se mes tyre ka diçka më shumë se një lidhje miqësie apo profesionale.

Lajmi rikonfirmohet nga disa të afërm të çiftit të cilët pohojnë se së fundmi çifti janë riafruar sërish me njëri-tjetrin. Në fakt, çifti janë parë teksa drekonin dhe darkonin në disa restorante në Prishtinë.

Madje janë parë shumë intimë me njëri-tjetrin. Por, për sa kohë asnjë prej të dyve nuk e pranon lidhjen atëherë raporti mes tyre mbetet i dyshimtë, në mos tepër, ama tepër miqësor.

 

Bluetooth

YouTube Preview Image