Apel për ndihmë familjes Elezoviq,qe jeton në skamje dhe mjerim

December 25, 2011   | Intervista / Intervju, Lajmet / Vijesti

Familja e Shaqirit po jeton në kushte të vështira dhe se ajo apelon për ndihmë.
 Tel: +382 69 980 717

A do të rritet solidariteti për familjen e Shaqir Elezoviqit i cili vuan nga tromboza e këmbeve,ku familja e tijë përjetojë shokë emocianal dhe shpirtnor  gjatë humbjes të dyja këmbëve që psojë në operacion.
Pas apelit të bërë në Lajme nga Ulqini dhe Televizionit Teuta,diaspora nga Amerika dhe shumë të tjerë,për të ndihmuar që ëndrra e vajzave dhe djalit të Shaqirit 3,5,7,dhe 9  vjeçare të mos ndërpritet

Kjo shtëpi e improvizuar ku jeton me qera,sot e degraduar, ndërsa sot në të njëjtën jeton familja gjashtë anëtarëshe e Shaqir Elezoviqit. Në çdo skaj të shtëpisë depërton drita,uji dhe i ftohti nga jashtë, ndërsa nga plafoni kur është koha me shi, pikon në çdo mes të dhomës. Më këto vështirësi për jetë, familja Shaqirit ballafaqohet tash e disa vite.

Shtëpia pikon, e kemi mbulua me najllona që mos të pikojë, nga nji kofe e një tenxhere e vendosim ku pikon, çka të bësh, duhet patjetër që me mbijetua disi, me kapërcye. Qoshet e shtëpisë kanë plasë, ska as themele as kurgjë, pa themel është, është tu ra hazër. Tërë natën nuk flemë, fëmijët tremben, thonë babai nuk po guxojmë me flejt se po kërcëllon natën prej kamionëve, ose autobusëve, kur lëvizin autobusët se këtu është udhë kryesore që çonë për Plazhin e madhë dhe Bunë , tha Shaqir Elezi, kryefamiljar.

Brengat dhe hallet për familjen Elezoviq nuk kanë të ndalur.Ai thotë se ka shumë për treguar për hallet dhe brengat e tij, por më prekëse është kur me lot në sy rrëfen se si nuk ka mundur fëmijëve tua plotësojë dëshirën .

Vuajtjet e mëdha të Shaqirit i kuptojnë edhe fëmijët e tij. Ata kanë shumë dëshira por kurrë nuk i shprehin dhe nuk kërkojnë për shkak se e kanë parasysh se babai i tyre me këto kushte të vështira nuk mundë t’ua plotësojë. Andaj, që të katërt kanë vendosur vetëm të mësojnë më shumë e më pak të kërkojnë plotësimin e dëshirave.

Çka doni diçka me pas që nuk e keni?

Fëmijët përgjigjen » më së shumti dua një shtëpi ta kem edhe dua të kem edhe një kompjuter ».

Jeta nuk ndalet, vazhdon sikur për të gjithë ashtu edhe për familjen Elezoviq nga Ulqini, qoftë në ditë mjerimi ose luksoze. Ne si ekip i Lajmeve nga Ulqini, dhe televizioni Teuta u larguam duke i lënë para derës së shtëpisë  fëmit e Shaqirit3,5,7,dhe 9  vjeçare,se një ditë edhe dëshirat e tyre do të bëhen realitet, një shtëpi të ngrohte dhe shumë lodra e pajisje shkollore për të gjithë.

Ftojmë gjithë shqiptarët me punë dhe qëndrim në diaspor dhe Ulqin, shoqatat, klubet, bashkësitë fetare, intelektualët, shoqëritë afariste, firmat shqiptare donatorët individual e institucional pa dallim moshe, gjinie, krahine e feje që të kontribuojnë në këtë aksion humanitar për ndihmë bashkëatdhetarit të jonë nga Ulqini Shaqir Elezoviqit (41) babai i 4 femijëve .

Kush dëshiron të ndihmoj në mynyr direkte në Ulqin,shtëpia e Shaqir Elezoviqit ku ajë rrin me qera,asht gjithëmon e çelur dhe gjindet vis-vis “Marketit SOLARIS” duke shkuar në Plazhin e Madhë.

Thonë se shpresa vdes e fundit, kështu thonë edhe anëtarët e familjes të Shaqir Elezoviqit  duke shpresuar për një të ardhme më të mir. Derisa largohesha nga kjo shtëpi fëmijët nuk ndalnin duke pëshpëritur “athua tash do të na sjell ndihma ndokush”

I lutemi  çdo antari ta Shperndaje ne Facebook lajmin.Faliminderit

Të mos i ndërpritet solidariteti kësaj familje,duke derdhur kontributin e juve në numrat e llogarive bankare që janë hapur në CRNOGORSKA KOMERCIJALNA BANKA ,Nr e llogarisë janë hapur në emër të Shaqir Elezoviqit.

Kjo eshtë xhiro llogaria e Shaqir Elezoviqit online.

 

Incoming Payment Instruction

Field 56 – Intermediary bank :

Swift Address : UBSWCHZH80A
Name : UBS AG ZURICH

 

 

Field 57 – Account with Institution :
Party Identifier :02300000060001740000A
Swift Address : CKBCMEPG
Name : CRNOGORSKA KOMERCIJALNA BANKA AD PODGORICA


Field 59 – Beneficiary Customer :
IBAN : ME25510311096922001728
Name & Address : ELEZOVIC H. SACIR
ULCINJ
85360,Ulcinj,MONTENEGRO
.