Getoari: Jam shumë i dhënë pas seksit

December 25, 2011   | Lajmet / Vijesti

Një reper, që nuk rezervohet të flasë. Pa hezituar, tregon se është shumë i dhënë pas seksit dhe se nuk e kujton puthjen e parë. Getoar Selimi pohon se martesa është në planet e tij të afërta dhe se ndihet i gatshëm për këtë hap. Flet hapur dhe zbulon preferencat e tij në një intervistë 60-sekondëshe dhënë për një televizion të Kosovës.

Kur ishe i vogël, kujt kishe dëshirë t’i ngjaje?
Tarzanit.
Cila rrymë muzikore të shkakton alergji?
Muzika e keqe.
Për çfarë ke nevojë në këto momente?
Për ujë.
Në emër të dashurisë, a mund të vishesh si Adrian Gaxha?
Asnjëherë.
A beson se njeriu ka prejardhje nga majmuni?
Jo.
Thashethemi më i keq që ke dëgjuar për veten?
Unë jam thashethemi vetë, më duket…
Këngëtarja që të ka lënë pa mend së fundi?
Pa mend s’më ka lënë asnjëra, por që më ka pëlqyer është Rihanna.
Cilit besim i përket?
Mysliman.
E vërtetë është që konsumon mishin e derrit?
Asnjëherë.
E sheh veten së shpejti të martuar?
Po.
Cila është gënjeshtra më e dëmshme që ke thënë?
Unë nuk gënjej asnjëherë.
A të kujtohet puthja e parë?
Jo.
Sa i dhënë je pas seksit?
Shumë…

PanoramaPlus
YouTube Preview Image