Reagim i UDSH-së në intervistën e Fatmir Gjekës

December 27, 2011   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

UNIONI DEMOKRATIK I SHQIPTARËVE

DEMOKRATSKA UNIJA ALBANACA

THE DEMOCRATIC UNION OF ALBANIANS

Ulqin, më 27.12.2011

REAGIM NË INTERVISTËN E FATMIR GJEKËS

           ( në gazetën ditore DAN më 27.12.2011)

Në fakt, reagim ndaj deklaratës së Kryetarit të partisë politike të porsaformuar – Partia Demokratike e Fatmir Gjekës.

Na habit guximi i funksionarit  tonë të deri-djeshëm i cili me aq guxim pretendon se Unioni Demokratik i Shqiptarëve nuk përfaqëson më interesat e qytetarëve.  Unioni Demokratik i Shqiptareve si partia më e madhe shqiptare në Mal të Zi nuk përballet për herë të parë me sulme të kësaj natyre, por drejtësia gjithmonë ka qenë në anën e tij dhe e vërteta gjithmonë ka dale në sipërfaqe, por na habit fakti se më së shumti sulmohemi nga ata individë të cilët kanë gëzuar më shumë privilegje se çdokush tjetër në Unionin Demokratik të Shqiptarëve, ndërsa në 10 vitet e fundit pikërisht zotëriu në fjalë ka qenë përfituesi kryesor i këtyre privilegjeve.

Unioni Demokratik i Shqiptarëve do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi apo deklarate të rrejshme të ish funksionarëve të UDSH, dhe me vrull edhe më të madh do të përfaqësojë interesat e popullit shqiptarë në  Mal të Zi.

Zotëriu i lartpërmendur tani e tutje le të merret me interesat e partisë së tij të porsaformuar dhe me interesat e tija personale, sepse, nga sa dimë ne, mu këto interesa janë ato që ai njeh më së miri.  Shumë prej tyre na akuzojnë se jemi në pushtet, e nga ana tjetër përgjojnë edhe mundësinë më të vogël për t’iu vardisur pushtetit.

UDSH si deri më tani edhe në të ardhmen do të zhvillojë një politikë transparente dhe qartazi të definuar, me një qëllim të vetëm, avancimin e statusit të shqiptarëve në Mal të Zi.  Asnjëherë nuk kemi shitur e as nuk do të shesim mjegull, por, si edhe deri tani, do të jemi të ndërgjegjshëm si ndaj partisë ashtu edhe ndaj votuesve tanë.

Në një gjë pajtohemi me të gjithë ata që ndajnë bindjen tonë, e ajo është: qytetarët do të japin verdiktin dhe fjalën  fundit.

Dhe, në fund u sugjerojmë të gjithë atyre të cilët gjoja brengosen për ne, që most a qajnë hallin tone dhe të flejnë rehat (poqese u lejon ndërgjegjja) sepse UDSH si deri më tani do të triumfojë dhe do të mbetet faktor politik i respektuar në Mal të Zi, gjë që nuk mund të thuhet për partinë e porsalindur.

 

Shërbimi  informativ i UDSH-së

 

20