Dafina në ‘15-shin evropian’ të Hollywood Reporter

December 31, 2011   | Lajmet / Vijesti

Dafina Zeqiri është pjesë e listës së 15 këngëve evropiane të cilat revista Hollywood Reporter ua preferon lexuesve të saj.

Revista amerikane ka krijuar një listë të këngëve më të mira evropiane, të cilat nuk arrijnë të depërtojnë në tregun e ngjeshur amerikan të shou-bizit.

Krahas italianit Tizziano Ferro, këngëtares kroate Severina, rusit Sergey Lazarev, në listë është gjendur edhe Dafina Zeqirit me hitin e saj të ri “Supernova”.

Revista e etiketon Dafinën si “një prej yjeve më të mira në ngritje në këtë pjesë të Evropës”.

“Këngëtarja ka prejardhje suedeze dhe kosovare dhe është e famshme në Kosovë dhe Shqipëri. Ajo ka nxjerrë disa këngë në vitin 2011 (përfshirë një të quajtur thjesht “My Swag”), por më e mira e saj sapo është lëshuar dhe titullohet ‘Supernova’”, shkruan mes tjerash revista amerikane.

Artikullin e plotë të revistës “Hollywood Reporter” mund ta lexoni duke klikuar këtu.

Telegrafi

YouTube Preview Image