Genci Nimanbegu: Hajdinaga ti kthehet hotelerisë

January 3, 2012   | Politika

Deputeti i Forcës në parlamentin e Malit të Zi Genci Nimanbegu i pyetur në lidhje me kallëzimin penal kundër Hajdinagës deklaroi se çështja është mjaft serioze, pasi, siç thotë ai, vjen nga organet shtetrore.

“Për Hajdinagën politikisht do të ishte më e ndershme që të jap dorëheqje nga të gjitha funksionet politike dhe ti kthehet hotelerisë, më të cilën është marrë më përpara. Kallëzimi penal ndaj tij nuk vjen nga ndonje OJQ por nga organet shtetrore. Mali i Zi është i detyruar të forcojë sundimin e ligjit si tregues serioziteti për të qenë pjesë e integrimeve euroatlantike”, ka thënë Nimanbegu, shkruan Dan.

Ai poashtu ka thënë se se UDSH për shkak të paaftësisë së udhëheqësve të saj është shëndrruar në një parti demagogësh të politikanëve të kafeterive. /Ulqini Online/

16