Vesa Luma shfaqet në versionin seksi

January 7, 2012   | Lajmet / Vijesti

Pas problemeve me celulitin, Vesa shfaqet në versionin seksi
Vesa gjithmonë ka tentuar të shfaqet ndryshe qoftë me look apo dhe me këngë e klipe. Në fillimet e saj kishte shumë probleme me linjat e trupit, por me kalimin e kohës këngëtarja filloi të bjerë nga pesha dhe të formojë një fizik të hatashëm, me të cilin bëri për vete shumë fansa. Jeta e saj deri më tani ka pasur shumë batica e zbatica, kurse në karrierën muzikore po qëndron shumë mirë falë bashkëpunimeve, të cilat është duke i realizuar me disa kompozitorë shumë të njohur si nga vendi, ashtu dhe nga Kosova. Verës që kaloi, Vesa në disa koncerte ishte shfaqur me trupin krejt celulit, ndërsa nëpër portale të ndryshme interneti ishte komentuar shumë keq për pamjen e saj. Gjithashtu ishte kritikuar shumë për shkak të paraqitjeve nëpër koncerte, si dhe për temat të cilat ajo është duke i zgjedhur në këngët e saj. Pas gjithë këtyre kritikave, këngëtarja ka vendosur të realizojë një fotosesion të ri për fundvit dhe të tregojë në publik se ajo është në moshë shumë të re dhe mund të mbajë mirë format trupore. Fotot e realizuara tek fotografi i njohur Avni Selmani nuk duan koment, pasi e sjellin Vesën në një version që nuk e kemi parë më herët, por se sa është përdorur photoshop-i në këto imazhe, pritet të shihet në daljet ‘’live’’ të Vesës nëpër koncerte dhe mbrëmje muzikore, ku këngëtarja do të tregojë live fizikun e saj.

Bota Sot
YouTube Preview Image