Ministri Hoxhaj: Kosova e Mali i Zi këtë vit shkëmbejnë ambasadorët

January 11, 2012   | Politika

Foto: VLADA.ME

FJALIMI I MISTRIT HOXHAJ

Hoxhaj të mërkurën është takuar me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic, Kryeministrin Igor Luksic dhe homologu Milan Rocen. Gjatë këtyre takimeve është konfirmuar vullneti i dyanshëm për hapjen e ambasadave të dy shteteve në Prishtinë dhe Podgoricë.

Ministri kosovar ka njoftuar udhëheqësit e Malit të Zi edhe për Ligjin e miratuar në Qeverinë e Kosovës, i cili e përfshinë komunitetin malazez në mesin e komuniteteve të Kosovës. Ndërsa, është siguruar nga udhëheqësit e shtetit fqinj për integrimin plotë dhe avancimin e mëtutjeshëm të shqiptarëve në Mal të Zi, në të gjitha nivelet institucionale të shtetit, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

“Unë jam siguruar nga Presidenti, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme që shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi janë të integruar. Por, unë po ashtu jam siguruar që shqiptarët do të jenë edhe më mirë të përfaqësuar, si në nivelin lokal edhe në atë qendror”, ka thënë Hoxhaj.

Telegrafi

3