Hana Cakuli: Puthjen e pare ja kam dhene nje femre

January 30, 2012   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja nga Ulqini, Hana Cakuli, ka zbuluar një detaj interesant nga e kaluara e saj, duke thënë se puthjen e parë ia ka dhuruar një femre.

“Kur isha rreth pesë-gjashtë vjeçe dhe nuk e dija rendësinë e puthjes, dhe doja ta zbatoja ashtu siç e shihja nëpër filma, pata puthjen time të parë me një femër. E përshëndes me një të qeshur vajzën e hallës, Rinën”, citon Standard fjalët e Hanës.

Në të kaluarën, krijuesja e hitit “Unë vendos” ka punuar në Odën Ekonomike Amerikane, ndërsa aktualisht është duke moderuar një emision në televizion, dhe kuptohet, ajo vazhdon të këndojë ‘live’ nëpër lokale të ndryshme.

Gazeta Standard

YouTube Preview Image