Letër e hapur parlamentarëve europian nga Genci Nimanbegu

February 5, 2012   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

 

Mr Eduard Kukan, Kryetar i Komitetit parlamentar EU – Mali I Zi

Ulqin 02.02.2012

I nderuari z. Kukan;

Te nderuar anëtarë të Delegacionit të përbashkët parlamentar EU – Mali i Zi!

Në takimet e Këshillit të përbashkët parlamentar, besoj që pajtoheni, kemi patur diskutime të shumta me qëllim që idea e Europës së unifikuar,aprovimi dhe implementimi i ligjeve dhe standardëve demokratike europiane,në Mal të Zi si shtet kandidat dhe anëtar i ardhëshëm, të jetë në fokusin e rekomandimeve dhe temave nga takimet tona të rregullta.

Vlerësoj shumë qëndrimet tuaja prandaj Ju drejtohem me këtë letër me qëllim që të nxjerri edhe një herë në fokusin tuaj sfidat dhe shqetësimet të cilat i ndaj unë si përfaqësues i partisë së pakicës autoktone shqiptare në Mal të Zi.  Qëllimi është që disa nga këto sfida, edhe pse të cekura në takimet tona të përbashkëta, të fitojnë edhe më tepër përkrahjen tuaj në takimet e ardhëshme të Këshillit të përbashkët.

I nderuari z. Kukan, të nderuar anëtarë të parlamentit Europian, besoj që vëmendjen tuaj do marr problemi i theksuar i “të Mirave detare” gjegjësisht zonës së përfshirjes së këti entiteti publik. Në këtë lëmi kemi standard të dyfishët në Mal të Zi e kjo ka të bëjë në tërsi me Komunën e Ulqinit.

Pabarazia në implementimin e Ligjit mbi të Mirat Detare

Komuna e Ulqinit shtrihet në rreth 18% të bregdetit të Malit të Zi, por në te është përcaktuar, pa pëlqimin e komunitetit lokal, rreth 57% të teritorit të Mirave detare. Ndërmarrja që menaxhon me këtë zonë udhëhiqet plotësisht e centralizuar nga Qeveria.  Kështu që në Ulqin Zona e të mirave detare ka sipërfaqe prej mbi 30 km2, kurse në 5 komunat tjera bregdetare (Tivar, Budve, Tivat, Kotor dhe Herceg Novi) që kanë mbi 82% të vijës bregdetare 22km2 apo mesatërisht 4,4 km2 ose 7 herë më pak se në Ulqin.

Disponimin e mjeteve që grumbullon kjo ndërmarrje nga koncesionet mbi plazha dhe taksat tjera, ajo i bënë pa pëlqimin e Komunave bregdetare.Vetëm këtë vitë, fal amendamentit tim dhe disa kolegëve nga Parlamenti, filloi që mjetet shumë milionëshe në Euro që i grumbullon kjo ndërmarrje ti kthehen , por vetëm në masë prej 20%, Komunave në të cilat vjelen këto taksa.

Në Komunat tjera shumë shpesh kufiri i përfshirjes së autoritetit i të mirave detare është 6 metra nga deti, kurse në Komunën time ky kufi shtrihet edhe mbi 2 km nga deti. Kur merret fakti që me një tjetër ligj i cili përcakton që mbi këto zonë planifikim hapsinorë bëhet dhe aprovohet nga Qeveria e jo nga Komuna atëherë vjen në dukje standardi i dyfisht. Në Ulqin vendoset nga Qeveria çka do të planifikohet ne zonën bregdetare kurse ne Komunat tjera është ndysheatje vendosë vetë Komuna e jo Qeveria gjë që Komunën e Ulqinit e bënë të jetë inferiore ndaj Komunave tjera bregdetare. Pasi që kjo zonë në Komunën e Ulqinit është zona në të cilën lidhen të gjithë planet strategjike të zhvillimt ekonomik.

Shumë vite me radhë komuniteti lokal ka protestuar ndaj kësaj padrejtësie. Parlamenti lokal ka aprovuar disa herë deklarata me të cilat proteston dhe kërkon nga Qeveria që ky problem të zgjidhet. Por edhe pas 20 viteve problemi vetëm është thellësuar.Në draftin e ri të ligjit mbi të mirat detare, nga nëntori 2011 zgjidhja e diskutuar është pothuaj e njëjtë si në ligjin aktual.

Partia ime dhe unë jemi shumë të përkushtuar ndaj integrimeve europiane duke besuar që procesi i adoptimeve të standardeve europiane të sjell mirëqenie dhe drejtësi më të madhe për komunitetin që përfaqësojë dhe për Malin e Zi në tërsi.

Shëndrimi i zonës së mbrojtur të Kripores së Ulqinit në tokë ndërtimore

Si temë tjetër do të ceki rastin e Krypores së Ulqinit.

Në vitin 2007 kjo zonë nga prodhimi i krypës në mënyrë tradicionale, që është lokalitet i shpallur për shkak të pasurisë së biodiversitetit është zonë e rëndësishme për rritjen e zogjeve (IBA) dhe Emerald Zonë (Konventa e Bernit) dhe kandidate për  Zonën e Ramsarit (kënetë e mbrojtur), parlamenti ka aprovuar propozimin e Qeverisë që kjo zonë mund të shëndrohet në tokë ndërtimore për investime në objekte për turizëm. E gjithë kjo ndodhi pa debatë publike dhe në kundërshtim me komunitetin e Ulqinit si dhe të gjithë shoqatat që merren me mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit.

Restitucioni i drejtave pronsore

Problemi i Restitucionit është temë e cila vazhdimisht duhet të jetë në fokusin e forumeve tona, me çështjet e pazgjidhura  në zonat e Ulqinit në Valdanos, Shtoj por edhe në Malësi dhe Plavë.

Edhe një herë dua ti falëndërohem Delegaciont të Parlamentit Europian qe pëkrahi Amandamentin mbi Restitucionin e pronës edhe pse për shkak të ndarjes në delegacionin e Malit të Zi ai nuk u përfshi në deklaratën e aprovuar ne tetor 2011.

 

Centralizimi vs Decentralizimit

Besojë që dakordoheni që decentralizimi i pushtetit qëndror ndaj ati vendor duhet të jetë kualitativë dhe gjithëprfshirës. Mali i Zi është tejet i centralizuar kështu që Komunat jan shumë të kufizaura nëse duan që ti përmirsojn shërbimet e veta ndaj qytearit- taksapaguesit- votuesit. Në Malin e Zi ku qeveria grumbullon 85 – 90% të taksave dhe tatimeve kurse Komunat 10 – 15%, duhet ndërmarrë një reformë të përgjithsme që pushteti të dencetralizohet.

Si sistemi shëndetësor, arsimor,  si  dhe policia janë tejet të centralizuar dhe kushtimisht të politizuar.

Vështirësit ligjore që i vihen bashkësive lokale që të bëhen Komuna me të gjitha ingerencat, siç është rasti me Komunën urbane të Tuzit (Malësisë) por edhe për lokalitet tjera në MZ, gjë që rrit pakënaqësinë e qytetarëve të këtyre zonave dhe bashkësive.

Posaçërisht kur këto dallime të cekura bëhen për komuna dhe bashkësi ku mbi 70%  të populsisë është pakica shqipëtare  atëherë vihet pyetja a bëhet fjalë për diskriminim ndaj një pakice autoktone.

Të nderuar kolegë parlamentar, nuk e kam për qëllimin që vetëm me këtë letër të shpreh të gjitha  problemet e komunitetit shqipëtar në Mal të Zi.  Në punën time profesionale udhëhiqem me parimin që standardet demokratike dhe demokratizimi i shoqërisë është një proçes i cili mund çdo herë të punohet mirë e më mirë.

Rri në disponim që për pyetjet tuaja lidhur me këto probleme si dhe temat tjera tju përgjigjem sa më plotësisht dhe menjëherë.

 

I nderuar zotëri Kukan duke ju dëshiruar punë të mbarë, ju lutem që këtë informatë mundësisht ta ndani me të tjerët kolegë nga Parlamenti Europian – anëtar të Komitetit të përbashkët EU – MZ.

 

Me rrespekt,

Genci Nimanbegu

Forca e re Demokratike,

Antar i Parlamentit të Malit të Zi,

Këshilli për marëdhënije ndërkombtare dhe Integrime Europiane

Këshilli për Turizëm, Bujqësi, Ekologji dhe Planifikim Hapsinor

http://www.europarl.europa.eu/   

http://video.zoover.nl/media/play/2010/01/20100125130811_025.flv
Председател на Европейския парламент, El Presidente del parlamento europeo, Předseda Evropského parlamentu, Formanden for Europa-Parlamentet, Der Präsident des Europäischen Parlaments, Euroopa Parlamendi president, Ο Πρόεδρος του Ευρωπαϊκού Κοινοβουλίου, The President of the European Parliament, Le Président du Parlement européen, Il Presidente del Parlamento europeo, Eiropas Parlamenta priekšsēdētājs, Europos Parlamento Pirmininkas, Az Európai Parlament elnöke, Il-President tal-Parlament Ewropew, De Voorzittter van het Europees Parlement, Przewodniczący Parlamentu Europejskiego, O Presidente do Parlamento Europeu, Preşedintele Parlementului European, Predseda Európskeho parlamentu, Predsednik Evropskega parlamenta, Euroopan parlamentin puhemies, Europaparlamentets talman,

9