Deputeti dhe kryetari i UDSH-së z.Mehmet Zenka duke u argetuar ne bore

February 12, 2012   | 

Ndryshimi i kushteve atmosferike në bregdetin e Ulqinit që nga nata e kaluar ka shkaktuar probleme në trafikun e komunikacionit rrugor. Mëngjesin e se shtunes në Ulqin janë shënuar reshje të dendura bore, të cilat parashikohen të zgjasin edhe gjatë ditës, raportojnë mediat e këtij vendi.

Ne rrugen Ulqin – Ane te Malit reshjet e bores kane bllokuar te gjitha rruget e kesaj zone. Ne Ulqin levizja e automjeteve eshte shum e veshtire. Kjo bëhet e ditur nga Auto Moto Lidhja e Malit të Zi, e cila rekomandon edhe drejtuesit e makinave që të jenë të kujdesshëm në komunikacion.

Reshjet e shumta të borës që rane mbrëme dhe sot, sollen gjendjen emergjence ne rajonin e Ulqinit dhe Ane te Malit. Debora ka arritur trashësi rreth 15 centimetra në zonën e Ulqinit dhe 5 centimetra në zonën e plazhit të madhë dhe në ishullin e Bunës,kurse në zonën e Anes Malit mund të themi se kalon 20 centimetra.Aktualisht është e përballueshme qarkullimi i mjeteve.

Shtabi i emergjencave në komunën e Ulqinit po punon per mbajtjen e gjendjes nën kontroll sidomos ne rrugen e Ulqin – Tivar dhe Ulqin – Katerkoll.

Shtabi i emergjencave në komunën e Ulqinit thekson se çdo gjë asht në konroll dhe se nuk ka nevojë për panikë.

Në rast të nevojës qytetarët mund të lajmërohen në këto numra të telefonit:

Ndermarrja Komunale – 425 003
Shërbimi i mbrojtjes: 123 dhe 412 – 490

Lajme nga Ulqini

Dhe po të kihet parasysh që edhe deputeti dhe kryetari i UDSH-së z.Mehmet Zenka de facto ende ndihet si pjesë rinore e të rinjëve të Ulqinit.