Telegram ngushellimit me rastin e tragjedise në fshatin Rastelicë të Kosovës

February 12, 2012   | Shtypi / Mediji

Me rastin e tragjedise ne fshatin Rastelicë kryetari i Komunës së Ulqinit dërgoi telegram ngushëllimi Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, Kryeministrit Hashim Thaçi dhe Kryetarit të komunës së Sharrit,Selim Jenuzit.

Me rastin e tragjedise ne fshatin Rastelicë, ne emer te qytetarëve të komunës së Ulqinit dhe në emrin tim personal ju dërojmë ngushëllimet tona më të thella dhe nepërmes jush familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre përcillni ngushëllimet tona.

 

Kryetari i komunës se Ulqinit

Nazif Cungu

YouTube Preview Image

5-vjeçarja Amsera Reka është e mbijetuara e vetme e tragjedisë që ndodhi në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit si pasojë e rrëshqitjes së borës.

7 anëtarë të familjes Reka, përfshi prindërit dhe vëllain e vogëlushes konfirmohen të vdekur. Vogëlushja qëndroi për më shumë se 12 orë e strukur nën rrënojat e shtëpisë së saj derisa një ekip i njësitit për kërkim-shpëtim të FSK-së arriti ta lokalizojë vendin ku ndodhet ajo dhe ta shpëtojë vajzën.

Burimet spitalore thonë se gjendja shëndetësore e saj është e mirë, pavarësisht se kur është pyetur nga mjekët, Amsera Rekës nuk i është kujtuar asgjë nga ajo që ka ndodhur.

Sipas informacioneve te fundit nga trupat e gazetareve te “Top-Channel” ne terren, jane konfirmuar edhe dy trupa te tjere te pajete, çka e rrit bilancin tragjik ne nente viktima.

Nga ana tjetër situata në fshatin Restelicë është mjaft e rëndë pasi mundësitë për t’i shpëtuar njerëzit vazhdojnë të jenë shumë të vogla. Rruga për në vendin e ngjarjes është e pamundur dhe atje nuk mund të shkojnë makineritë e rënda.

Derisa FSK-ja ka ngritur shtabin emergjent në Restelicë, pjesëtarët e saj janë janë detyruar që me lopata dhe mjete të tjera të dorës të hapin tunele për të mbërritur tek shtëpitë e rrënuara. Ndërkohë që reshjet e vazhdueshme të borës e vështirësuan edhe më shumë misionin e pjesëtarëve të FSK-së në kryerjen e aksionit të kërkim-shpëtimit.

Ministri i FSK-së, Fehmi Mujota, i cili po kështu ishte në vendin e ngjarjes ftoi qytetarët që t’i shmangen të gjitha rrugëve malore. Ai përmendi qendrën e skijimit në Brezovicë dhe Rugovën si dy zona me rrezik të madh për rrëshqitje të borës.

“Po marrim masa që banorët e kësaj zone të evakuaohen për të shmangur tragjedi të tjera”, u shpreh Mujota.

Fshati Restelicë që u godit nga kjo fatkeqësi natyrore ndodhet në kufi me Shqipërinë. Ky fshat numëron rreth 6 mijë banorë. Shumë prej tyre mësohet se jetojnë dhe punojnë prej kohësh në Firence të Italisë.

Ndonëse fshat kufitar, orteku i borës shkatërroi një lagje rrëzë malit në të cilën jetonin vetëm dy familje të cilat edhe e pësuan nga rrëshqitja e borës.

Kryeministri Thaçi viziton Restelicën

Vendin e goditur nga orteku e vizitoi sot kryeministri Hashim Thaçi, i cili shprehu ngushëllimet për jetët e humbura dhe siguroi banorët e Restelicës se i gjithë shteti është me ta.

Për shkak të kësaj ngjarjeje tragjike, e hëna në Kosovë është shpallur ditë zie.

Kosova është prekur prej ditësh nga moti i keq me reshje të dendura dëbore që kanë krijuar vështirësi të shumta sidomos në komunat perëndimore të Deçanit dhe të Pejës, duke lënë edhe mjaft fshatra të izoluar.

Top Channel