Cungu: Aksi rrugor Sukubinë – Katërkollë do përfundojnë brenda afateve

February 13, 2012   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Punimet në aksin rrugor Sukubinë – Katërkollë,nuk janë duke ecur sipas parashikimeve që komuna e Ulqinit i kishte bërë, në fakt ato duhet intensifikuar, sepse edhe moti i keq nuk i ka ndihmuar kohëve të fundit.

Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu u shpreh para kamerave se “Plani i punës në një terren kaq të gjerë, sigurisht ka vështirësitë e tij teknike, por unë nuk mendoj që ka pengesa. Ka një ecuri, e cila na bën optimistë që ta përfundojmë brenda afateve që ishin parashikuar me kontratë deri me 15 qershorë.Tani ne flasim për hapjen për seksionin e parë, kurse faza e dytë parashifet të kryhet para afatit të parashikuar në kontratë, e cila parashihte që këto seksione të hapen më 2013”.

Ju ftojmë ta ndiqni reportazhin e berë  nga gazetari i TVT z.Gëzim Ibroçi,ku para disa ditëvë realizoi një kronikë më të hollësishme.

VIDEO TV TEUTA ULQIN

YouTube Preview Image
22