Çfarë i dhuroi Gjyste Vulaj bashkëshortit për Shën Valentinin

February 16, 2012   | Lajmet / Vijesti

Një nga këngëtaret më atraktive në muzikën shqiptare, e cila në çdo moment është me bashkëshortin e saj, falë dhe punës së përbashkët në muzikë, Gjyste Vulaj, tregon për ne Shën Valentinin e saj.  “Jam mësuar të fali dashuri, mirësjellje, afrim, respekt”, tregoi këngëtarja, megjithëse dëshiron që çdo person të ketë pranë një njeri zemre për ta përqafuar atë çdo ditë.

Ndërsa dhe Gjystja e ka bërë një dhuratë javë më parë për Sokolin, një rrip dhe një shall “Versace”. Ndërsa, ka qarë një ditë kur ajo ka marrë dhuratë një ‘Iphone’. Këtë ditë këngëtarja seksi nuk e harron kurrë.

Ndërsa, ka një porosi për të gjithë të dashuruarit: “Partneri duhet të jetë gjithmonë i kujdesshëm dhe të bëjë dhurata shpesh, s’ka rëndësi çfarë dhuratë është, me rëndësi është që ti po i kupton dëshirat”.

Maksim Gjokaj
Kosova Sot

YouTube Preview Image

1