Konference per media e kryetarit të Komunës së Ulqinit

February 27, 2012   | Lajmet / Vijesti

Konference per media

Me Vendimin numër 01–613/1–12 të datës 17. 02. 2012, duke proceduar sipas kërkesës së pronarit të objektit të rrezikuar, e në bazë të Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim (Fl. zyr. MZ” nr. 13/07, 5/208 dhe 32/2011, si dhe përfundimeve të kolegjiumit profesional të Kryetarit të Komunës të datës 16. 02. 2012 i është lejuar Rexha Ibrahimit që në parcelën kadastrave 1111 KK Ulqin, në afërsi të restorantit “Alfa”, të rregullojë dheun e rrëshqitshëm që ka ardhur si pasojë e gërmimeve pa leje të tokës në këtë parcelë, e që është dashur të ndërtohet muri mbrojtës prej beton armesë, sipas projektit paraprak. Në këtë mënyrë është dashur të bëhet rregullimi dhe të ndalet rrëshqitja e mëtutjeshme e dheut dhe njëkohësisht të shmangeshin pasojat negative që kanë mundur të jenë për njerëzit dhe të mirat materiale në parcelat fsinje dhe shtëpitë përreth. Investitori këto punë është dashur t’i kryejë prej, më 17. 02. 2012 deri, më 27. 02. 2012.

Policia komunale e Komunës së Ulqinit, duke bërë mbikëqyrjen e punëve nga ky aktvendim, disa herë ka konfirmuar që investitori është duke punuar në kundërshtim me aktvendimin e lëshuar, e në pajtim me Ligjin i ka lajmëruar organet kompetente shtetërore dhe ka ndaluar vazhdimin e punimeve. Me këtë janë konsumuar të gjitha mundësitë ligjore që policia komunale ka, kur bëhet fjalë për ndërtimet e paligjshme.

Në vendin e ngjarjes gjithashtu ka dalë inspektorja e Ministrisë së mbrojtjes së mjedisit e cila po ashtu ka vërtetuar këto parregullsi, ka ndaluar punimet dhe lëndën ia ka përcjellë Prokurorisë themelore shtetërore në Ulqin, me qëllim të nisjes së procedurës penale ndaj investitorit, për veprën penale ndërtim pa leje nga neni 326 i Kodit penal të Malit të Zi. Megjithatë investitori edhe përkundër të gjitha masave të ndërmarra dhe urdhëresave, i ka vazhduar punimet në mënyrë permanente në kundërshtim me aktvendimin.

Kompetencat e Komunës janë të kufizuara dhe për këtë arsye janë lajmëruar organet republikane, si të vetmit kompetentë, që të ndërmarrin masa me qëllim të ndërprerjes së veprimeve të mëtejshme të paligjshme në parcelën në fjalë.

Komuna Ulqinit
YouTube Preview Image

16