Intervistë ekskluzive me Dritan Abazoviqin per TV Boin – Rinia në Ulqin

February 29, 2012   | Intervista / Intervju

Dritan Abazoviqi në emisionin Aty-Këtu – Tema: “Rinia në Ulqin nga TV BOIN,flet për OJQ MOGUL në Ulqin,ai fletë  edhe për temën ,Menaxhimi transparent i bregdetit të Ulqinit ku intervistojë Marash Dukaj.
Dritan Abazoviq analist politik nga Ulqini,politolog,magjistër,anëtar i organizatës të shoqërisë civile Forum 2010, është fitues i shumë shpërblimeve.
Dritan Abazoviq është ulqinak, i lindur më 25 dhjetor 1985. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Ulqin, vijoi studimet në Fakultetin e shkencave politike në Universitetin e Sarajevës, ku merr titullin politolog i diplomuar. Është shpallur studenti më i mirë i asaj gjenerate, shpërblehet me çmimet më të larta të Universitetit ‘Shenjën e artë’ dhe ‘Kartën e artë’. Gjatë studimeve ishte i angazhuar si asistent dhe demonstrues. Mbas kthimit në Mal të Zi, regjistron studimet e magjistraturës në Fakultetin e shkencave politike në Podgoricë, dega Marrëdhëniet ndërkombëtare, ku edhe magjistroi (tema ‘Kultura kozmopolite dhe drejtësia globale’). Që prej shkollës së mesme angazhohet në organizata të shoqërisë civile, prej të cilave veçohen Komiteti malazez i Helsinkit për të dhe Horizonti i ri. Ka marrë pjesë në seminare dhe konferenca vendore etj. Gjatë vitit 2009, në Universitetin e Oslos ka ndjekur kursin për hulumtimin e paqes.

Ju dëshirojm shikim të kenshëm.

YouTube Preview Image
34