Cungu: Nuk do të lejojmë heqjen e flamurit kombëtar nga Ulqini

March 4, 2012   | Intervista / Intervju

Nga Besim Toska
Shqiptarët në Malë të Zi, kanë qenë populli 
vendimtarë për pavarësimin e Malit të Zi. Por prej të gjithë popujve që jetojnë në Mal të Zi populli shqiptar është më i diskriminuar në zhvillim, sidomos në komunat me shumicë shqiptarë. 

Nazif Cungu është kryetar i partisë Forca e re Demokratike. Njëherësh ai është edhe kryetar i komunës së Ulqinit, qytetit me shumicë shqiptare. në intervistën për “Bota sot” ai flet për sfidat e Ulqinit dhe të shqiptarëve në Mal të Zi. Bota sot: Cila është situata aktuale politike në Komunën e Ulqinit dhe ajo e shqiptarëve në Mal të Zi?

Nazif Cungu: Së pari dua të them se Forca e Re Demokratike, si një parti shqiptare në Mal të Zi, ishte themeluar enkas për shkak të pakënaqësisë së popullatës shqiptare që jetojnë në Malë të Zi. Në këto dy dekadat e fundit Ulqini dhe viset autoktone në këto anë kanë pësuar humbje të mëdha ekonomike. Prej të gjithë popujve që jetojnë në Mal të Zi populli jonë, apo komunat tona nuk janë zhvilluar dhe qytetarët kanë migruar jashtë. Derisa komunat tjera janë zhvilluar e ndërtuar objekte e hotele, infrastrukturë moderne dhe kjo në Ulqin s’ka ndodhur. Fajtor për këtë gjendje jo të mirë ishte udhëheqja komunale. Ne kemi qenë kundër këtyre ngecjeve dhe duke parë gjendjen e keqe ne kemi vendosur që të formojmë parti dhe do të mundohem ti mbrojmë interesat e shqiptarëve. Qëllimi i Forcës së Re Demokratike, është që të realizohen kërkesat e qytetarëve dhe atë drejt integrimeve evropiane. Ne me punë shumë të madhe si parti kemi arritur që për një kohë shumë të shkurtër, rreth gjashtë vite të bëhemi fuqia më e madhe politike për shqiptarët e Malit të Zi.

Bota sot: Çështja e përdorimit të simboleve kombëtare në Mal të Zi, është vështirësuar pak sa, cilat janë të drejtat për përdorimin e simboleve kombëtare dhe a do të hiqni flamurin kombëtar?

Nazif Cungu: Sa i përket përdorimit të simboleve kombëtare, këto janë vendime momentale të cilat duhet të rregullohen. Shqiptarët në Malë të Zi, kanë qenë populli vendimtarë për pavarësimin e Malit të Zi. Të drejtat i takojnë secilit popull dhe promovimi i tyre është e drejt demokratike në tërë botën. Edhe shqiptarët duhet ti gëzojnë të gjitha të drejtat. Flamuri kombëtarë shqiptarë valëvitë dhe do të valoi edhe më tej. Nuk do ta heq flamurin shqiptar nga kabineti, sepse një gjë e tillë nuk është e kundër ligjshme. Unë nuk do të lejoi heqjen e flamurit kombëtar dhe partia Forca e Re Demokratike, do të punoi për popullin shqiptarë dhe mbrojtjen e flamurit kombëtar. Forca është zë i popullit shqiptar në Malë të Zi dhe do ti mbroj interesat e shqiptarëve.

 Bota sot:Verën e kaluar jo vetëm koha ka qenë shumë e nxehtë, por ka pasur edhe nxehtësi politike e cila për ju rezultoi me suksese dhe marrje pushteti, cilat janë përfitimet nga populli?

Nazif Cungu: Një kohë ishim në opozitë dhe pas pesë vitesh e gjysmë erdhëm verën e shkuar në marrjen e pushtetit në Komunën e Ulqinit. Ajo që Forcën e dallon nga partitë tjera shqiptare dallon nga programi ekonomik gjë të cilat nuk e kishin partitë tjera shqiptare. Planin e mirëfilltë ekonomik ia kemi prezantuar popullit dhe është bërë një program shumë i mirë e me të cilin mburremi dhe të cilin tash kemi nisur ta vëmë në veprim.

Bota sot:Çka do të ndryshoni në Ulqin, në të cilin për dekada nuk ka investime dhe ndryshime. Cilat janë premtimet e juaja karshi qytetarëve dhe çfarë projekte i premtoni? 

Nazif Cungu: Në rend të parë prioritet mbetet infrastruktura në Komunën e Ulqinit, e cila është lënë shumë anash dhe tash gjërat kanë nisur të ndryshojnë. Ne po përmirësojmë infrastrukturën e rrugëve, trotuareve, gjelbërimit, pastërtisë dhe do ti realizojmë si është më së miri. Ku në bashkëpunim me Qeverinë qendrore, kemi nisur procedurat dhe në nivel të Komunës së Ulqinit për realizmin e projekteve madhore. Do të ketë infrastrukturë shumë të mirë rrugore, ujë të pijshëm ku gjatë kësaj sezone nuk do të ketë mungese të ujit të pijes. Kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nga kufiri i Shqipërisë apo Sukobinë – Katërkollë dhe ajo do të vazhdojë me zgjerim deri në Ulqin në faza faza. Ky aks më parë ka qenë shumë i ngushtë dhe i dëmtuar, ndërsa do të jetë e gjerë 6.5 metra dhe me trotuare, ndriçim e infrastrukturën tjetër përcjellëse moderne. Punimet e fazës së parë do të kryhen deri në hapje të sezonës turistike, ndërsa faza e dytë do të vazhdojë pas mbarimit të saj. Dhe tërë kjo arterie do të kryhet deri në Ulqin. Plani i punës në një terren kaq të gjerë, sigurisht ka vështirësitë e tij teknike, por unë nuk mendoj që punë po kryhen. Ka një ecuri, e cila na bën optimistë që ta përfundojmë brenda afateve që ishin parashikuar me kontratë deri me 15 qershor. Tani ne flasim për hapjen për seksionin e parë, kurse faza e dytë parashihet të kryhet para afatit të parashikuar në kontratë, e cila parashihte që këto seksione të hapen më 2013. Projekt tjetër është ura mbi Porto Milen, që financohet nga Qeveria në vlerë prej 14 milionë euro. Kjo ishte problematike dhe krijonte kolona të gjata dhe do të përfundoi deri në maj të këtij viti. Po ashtu si komunë kemi nisur me përgatitje të mëdha në të gjitha fushat sidomos në pastrimin e plazheve dhe tërë komunës. Ku kemi donacione nga Banka Botërore në vlerë prej 1 milionë euro me pajisje. Pastërtia në Ulqin do të jetë në nivelin më të kënaqshëm.

 Bota sot: Shumë objekte hoteliere në Ulqin nuk funksionojnë dhe janë shkatërruar, çka do të bëni ju me këto, do ti fusni në funksion apo çfarë dhe do ti jepni leje ndërtimi për hotele me 5 yje?

Nazif Cungu:Realizmi i planeve rregulluese është ajo pjesa më e vështirë dhe për këtë kemi të gjithë orientimin për zhvillim, ku po punojmë shumë. Së shpejti do të nisë ndërtimi i hotelit Jadran, Galeb, Mediteran që janë mbi Ranë apo tek plazhi i vogël. Po ashtu së afërmi nis rindërtimi i hotelit Lydo në kompleksin e Rivierës së Ulqinit në Shtoj te Zalli i Shtojit apo plazhi i madh, rindërtimi i hote hotelit Albatros. Janë shumë hotele që nuk janë funksionale dhe i kemi bërë të gjithë përgatitjet urbanistike që të gjithë investitorët ti kenë duart e lira për investime. Mendojë se investimet apo ndërtimet mund të nisin nga shtatori i këtij viti, ku edhe mund të nisin procedurat. Për të ndërtuar hotel me katër e pesë yje duhet kohë. Kemi bërë të gjitha përgatitjet dhe studimet për dy lokacione për investime në dy qendra turistike në Liqenin e Shasit në vlerë prej 150 milionë euro. Po ashtu investime do të ketë edhe në një fushë golfi me hotele e infrastrukturë moderne në vlerë prej 100 milionë euro. Disa investitorë ka disa vjet që kërkojnë leje, por nuk u është lejuar që të punojnë.

Bota sot: Shumë të mira e përgjegjësi të Ulqinit i kontrollon qeveria qendrore, ato presin privatizimin, por ju sa ishit në opozitë keni kritikuar shumë këto çështje cila mendoni se është zgjidhja? 

Nazif Cungu: Sa i përket hoteleve që janë në menaxhim të nivelit qendror janë në pritje të privatizimit, por nuk ka pasur shumë të interesuar. Nuk jemi të kënaqur me menaxhimin e tyre. Përsëri e kemi të njëjtin mendim sikur e kisha sa ishim në opozitë për privatizimin e bërë në Ulqin. Komuna e Ulqinit nuk ka fituar nga këto privatizime asnjë partnerë strategjik, blerësit nuk janë të fushave kompetente dhe nuk kanë fare lidhje me turizmin. Njerëz nga Rusia dhe shtete tjera kanë arritur ti blejnë dhe nuk kemi fituar asgjë si Ulqin.

Besim Toska
Bota Sot

http://www.velikaplaza.info/gallery/video/stream.php?f=Velika_Plaza_movie_Jan_2009.flv
8