“Afër Dhe Larg”, i Elvana Gjatës nominohet si videoklipi më i mirë në Ballkan

March 21, 2012   | Lajmet / Vijesti

Videoklipi “Afër dhe Larg” i këngëtares, Elvana Gjata është nominuar si një ndër 5 videoklipet më të mira të Ballkanit, për vitin 2011. Për herë të parë një këngëtare shqiptare do të konkurrojë me emrat më të njohur në Ballkan.

Lajmin e ka bërë të ditur vet producenti i këngës, Flori Mumajesi në statusin e tij në Facebook. “1.000.000 Alexandra Stan feat.Carlprit, Afër Dhe Larg Elvana Gjata, Grad Bez Ljudi Severina, Metak Sa Posvetom Lepa Brena, Fly to stay alive Slaveya Nedelcheva Manga”, bën të ditur Flori.

Videoklipi “Afër dhe Larg”, është realizuar verën e kaluar në ishullin San Torini në Greqi. Kënga u mirëprit dhe u pëlqyeu shumë nga publiku shqiptar.

YouTube Preview Image